
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi gjatë një bashkëbisedimi live në rrjete sociale se opozita do të propozojë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale në kuadër të Reformës Zgjedhore.
Ai tha se dy ditë më parë, në Forumin e Intelektualëve, forcat opozitare firmosën një dokument ku angazhohen për një sistem ku vota e çdo qytetari të ketë të njëjtën peshë në të gjithë territorin.
“Forumi i intelektualëve që mblodhi forcat politike dy ditë më parë, paraqiti një dokument, të cilin ne e firmosëm dhe të gjitha forcat politike opozitare u angazhuan për Shqipërinë një zonë elektorale, ku pesha e votës të qytetarit bëhet e barabartë në të gjithë territorin dhe për çdo qytetar. Por, thënë kjo, ju lutem edhe njëherë, të mos harrojmë se absolutisht përsëri, me Edi Ramën zgjedhjet do jenë farsë dhe vetëm farsë”, u shpreh Berisha.
Berisha argumentoi se ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk garantojnë zgjedhje të lira nëse qeveria ndikon në proces.
“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që çdo qytetar ta kuptojë se zgjedhjet me Edi Ramën janë vetëm një iluzion. Cilido që të jetë sistemi, cilido që të jetë ndryshimi, shqiptarët me Edi Ramën nuk do votojnë kurrë të lirë. Dhe cilido që dëshiron të votojë dhe vota e tij të ketë peshën që meriton, duhet me guxim, me trimëri dhe vendosmëri, të angazhohet të largojmë Edi Ramën”, deklaroi ai.
Në fjalën e tij, kreu i PD renditi disa situata që, sipas tij ndikojnë në procesin zgjedhor, duke përmendur organizimin e aktiviteteve gjatë periudhës elektorale, faljen e gjobave dhe kamatave pak para zgjedhjeve, shpërndarjen e parave për pensionistët dhe përfshirjen e administratës në fushatë.
Në përfundim, ai theksoi se sistemi zgjedhor ka rëndësi, por e konsideroi më përcaktues,mënyrën se si organizohet procesi nga qeveria.
Balozi ZI i vjedhes së VOTAVE 1996,09,011..kërjon që Maxhoranca,PS të mos ketë fare kryetar Partie,pasi po të jetë një tjetër kryetar-NOC RROKU