TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Shkurt 2026, 13:44

Projekti TID, Rama pas takimit me banorët: Banesat do të shemben, Berisha ka rrjedhur në të gjitha drejtimet

Shkruar nga Pamfleti
Projekti TID, Rama pas takimit me banorët: Banesat do të shemben,
Edi Rama

Ata që kanë hallin, me ta kemi folur. Biseda ka qenë konstruktive, me opinione të ndryshme. 35 të tjerë atje, që nuk përfaqësojnë as qytetin as qytetarët, por vetëm hallin e një 80 e kusur vjetari, të rrjedhur nga çdolloj rruge të arsyes

Kryeministri Edi Rama u shfaq i vendosur për të vijuar zbatimin e projektit TID në Durrës, prej të cilit rrezikojnë shembjen mbi 70 banesa.

Pas një takimi të zhvilluar me një përfaqësi të banorëve që preken nga ky projekt, Rama tha se kishte diskutuar me rreth 34 përfaqësues të familjeve që preken nga ky projekt.

Projekti në fjalë ka të bëjë me rijetëzimin e bulevardit historik “Edidamn”.

Më takimin prej më shumë se 2 orësh që Rama pati me përfaqësuesit e familjeve, pronat e të cilëve preken nga projekti, Kryeministri tha se u arrit një marrëveshje, ndërsa për vlerën e kompensimit do të përdoren çmimet e reja të referencave.

Rama tha se do të bëhet rivlerësimi i disa banesave që pretendohet se mbartin vlera kulturore, do të rishikohet problemi i disa shtëpive që nuk disponojnë hipotekë dhe se do të rishikohen referencat e reja sa i përket vlerës së shpronësimit.

“Kemi rënë dakord se si do të shkojmë përpara, qoftë me atë verifikimin e nevojshëm për objekte që mund të kenë vlera të trashëgimisë kulturore. Do të ketë prishje, nuk do të ndalet, por do të bëhet verifikim për disa shtëpi që pretendohet se janë trashëgimi kulturore dhe disa shtëpi që nuk kanë marrë regjistrimin në hipotekë. E kemi diskutuar edhe çështjen e çmimit dhe do të duhet të shohim referencat e reja”, tha Rama.

Projekti TID, Rama pas takimit me banorët: Banesat do të shemben,

Gjatë kohës që Kryeministri u ndal për të dhënë versionin e tij mbi bisedimet, një grup qytetarësh që protestonin para Bashkisë brohorisnin “Rama ik”, ndërsa Kreu i Qeverisë nuk kurseu batutat, duke i cilësuar ata si përfaqësuesit jo të Durrësit, as të qytetarëve, port ë një të rrjedhuri mbi 80 e ca vjeç që i kanë rrjedhur të gjitha rrugët e arsyes.

"Ata që kanë hallin, me ta kemi folur. Biseda ka qenë konstruktive, me opinione të ndryshme. 35 të tjerë atje, që nuk përfaqësojnë as qytetin as qytetarët, por vetëm hallin e një 80 e kusur vjetari, të rrjedhur nga çdolloj rruge të arsyes, krijojnë situata që janë qesharake dhe që tregojnë se ku është katandisur ajo parti", tha Rama.

Pronarët e banesave, apo ata që jetojnë të shtëpitë që duhen të shemben, janë kundër trajtimit me qira pa arritur dakordësimin e shpronësimit të pronave të tyre.

Sipas bashkisë, është miratuar në parim vlera financiare e shpronësimit prej 867.776.164 lekë, për pasuritë pronë private, që preken nga ky investim publik.

Janë evidentuar 131 pronarë, privatë dhe shtet, për të cilët është caktuar vlera e shpronësimit.

Projekti i rijetëzimit të bulevardit historik “Epidamn”, i njohur si TID Durrës, parashikon shpronësimin e 74 familjeve durrsake, i cili sipas zhvilluesve parashikon ta rikthejë qytetin e Durrësit në hartën Europiane të destinacioneve kulturore dhe historike, si dhe të ofrojë mundësi përfitimi ekonomik nëpërmjet trashëgimisë së pasur kulturore dhe historike të qytetit për komunitetet lokale. /Pamfleti/

 

edi rama tid durres

3 Komente

  1. D
    Durr

    Nëse jeni në krye Popullin e paditur, lëpirës dhe të varfër Jeni padroni E Ata të nënshtruarit tuaj Lëpirësi fillon e pasurohet, por mbetet i nënshtruar që të vazhdoj të pasurohet Kosova mbetet pjesa më e bukur e shqiptarisë Ne jemi mbeturina të cilat presim kush do të na recikloj

    1. K
      Kristi

      Si mund ti flakesh ne rruge ne qiell te hapur kjo nuk ndodhte as ne diktature dakort qe paska nje projekt pse nuk u jepet nje banese tjeter ku mund te jetojne . Ne po i falim nje ishull pa paguar asnje lek me nje preteks qesharak dhe nuk qenkemi ne gjendje tu falim nje banese te jetojne apo lekat sa per te blere nje banese sa te futin koken mos mbeten ne qiell te hapur Turp Dhe Gjynah nga Zoti Mos i Flakni ne Rruge

      1. R
        Roku

        Po dhitet nga frika. I thote ato fjale qe ti jap kurajo njerezve te tij, por po shembet kalaja e mashtrimit..

        Lini një Përgjigje