
Ish deputeti Gert Bogdani duke komentuar lëvizjen e fundit të SPAK në Bashkinë e Durrësit, tha se urdhër arrestet për Vangjush Dakon dhe 9 ish zyrtarët janë prerë prej 3 ditësh.
Në një intervistë për “Report Tv”, ai tha se kjo tregon se SPAK ende po dështon me ruajtjen e skretit hetimorë. Sipas tij bëhet fjalë për një ndërtim pa leje dhe aludon se nuk do të ketë të arrestuar, pasi Bogdani pretendon se ata kanë pasur kohë t’ia mbathin.
“Urdhër arrestet kanë nja 3 ditë që janë prerë. Ata tani janë larguar, nuk do arrestohet njeri. Kam përshtypjen që bëhet fjalë për ndërtim pa leje. Me këtë mënyrë të funksionuari të BKH ka një mënyrë interesante operimi”, tha Bogdani.
Lini një Përgjigje