
Pas ish-agjentit të FBI, Charles McGonigal, një tjetër “mik” i kryeministrit Edi Rama ka rënë në rrjetën e amerikanëve. Këtë herë bëhet fjalë për kinezo-kanadezin Changpeng Zhao, president i kompanisë “Binance”.
Rregullatorët amerikanë paditën "Binance" dhe CEO-n e saj Changpeng Zhao pasi akuzohet se ka krijuar "rrjet mashtrimi", duke ushtruar presion mbi shkëmbimin e kriptomonedhave në botë dhe duke dërguar bitcoin në nivelin më të ulët ndonjëherë në pothuajse tre muaj.
Në padi thuhet se Zhao, themeluesi miliarder i Binance, ka kontrolluar në mënyrë të fshehtë asetet e klientëve duke kombinuar dhe devijuar fondet e investitorëve sipas dëshirës.
Rama u takua me Zhao më 26 nëntor të vitit të kaluar.
Krahas fotos me Ramën ai shkruante: “Jam takuar këtë të shtunë të bukur me kryeministrin e Shqipërisë, zotin Edi Rama. Shtytja e adoptimit të kriptove nuk ndalet kurrë.”
Sipas Reuters, Ankesa e Komisionit të Letrave me Vlerë (SEC), e paraqitur në një gjykatë federale në Uashington, DC, renditi 13 akuza kundër Binance, Zhao dhe operatorit të bursës së tij. SEC pretendon se Binance rriti artificialisht vëllimet e saj të tregtimit, devijoi fondet e klientëve, e po ashtu dështoi të kufizonte klientët amerikanë nga platforma e saj dhe mashtronte investitorët në lidhje me kontrollet e saj të mbikëqyrjes së tregut.
SEC pohoi gjithashtu se Binance dhe Zhao, themeluesi i saj miliarder dhe një nga manjatët e profilit më të lartë të industrisë së kriptove, kontrollonin në mënyrë të fshehtë asetet e klientëve, duke i lejuar ata të kombinonin dhe devijonin fondet e investitorëve "sipas dëshirës së tyre".
Lini një Përgjigje