TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Qershor 2023, 14:18

"Ekspertë të huaj për verifikimin e pajisjeve”/ KAS rrëzon kërkesën e Berishës

Shkruar nga Pamfleti

"Ekspertë të huaj për verifikimin e pajisjeve”/ KAS

KAS ka rrëzuar kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për marrjen e një eksperti të huaj për ekspertimin e pajisjeve elektronike për bashkinë e Kamzës.

Kamza ishte një nga tri bashkitë ku u votua dhe u numërua në mënyrë elektronike gjatë zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Ditën e sotme KAS po ashtu ka miratuar rezultatin për kryetar të bashkisë së Rrogozhinës pas rinumërimit të votave.

Diferenca mes kandidatëve pas rinumërimit është 21 vota më shumë për kandidatin e PS-së, Edison Memolla.

KAS mësohet se ka rrëzuar kërkesën e ‘BF’ për mospërfshirjen në tabelën e rezultatit të votave dalë nga burgu i Rrogozhinës.

kas berisha zgjedhjet e 14 majit

Lini një Përgjigje