
Një ditë pas mbledhjes së grupit parlamentar, Partia Demokratike mbledh sot pasdite Kryesinë.
Në Kryesi pritet të diskutohet për kryetarin e ri që do të drejtojë partinë drejt ringritjes dhe zgjedhjeve parlamentare.
Në mbledhjen e grupit duket se ka gjetur dakordësi propozimi i Gazment Bardhit që riorganizimi të nisë nga seksionet dhe degët si edhe të lihet më shumë hapësirë për të tjera negociata me PD e Rithemelimit.
Pas grupit parlamentar, Gazment Bardhi i paraqiti platformën krerëve të degëve, të cilët kundërshtojnë formulën e ristrukturimit të propozuar nga deputetët.
Mësohet se krerët e degëve kanë kërkuar që të mbahen sa më shpejt zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike dhe të mos zvarritet procesi.
Kolegji i kryetarëve të PD-së propozoi dje që kreu i ri të zgjidhet brenda 15 Korrikut. Kryetarët e degëve të PD-së gjatë takimit të djeshëm kundërshtuan platformën që propozoi grupi parlamentar për riorganizimin e partisë. Sipas tyre, kjo kërkon kohë dhe kërkua që kryetari i ri të zgjidhet brenda 15 Korrikut.
Bardhi gjiashtu nuk mohoi rikandidimin e mundshëm të Lulzim Bashës për kryetar të PD.
“Sa i përket kandidimeve, rikthimeve, sa kohë nuk ka asnjë qëndrim lidhur me këtë çështje unë nuk mund të flas paradhënie”, deklaroi Bardhi. Sot në orën 17:00, PD-ja zyrtare mbledhë Kryesinë, e cila do të njihet me qëndrimin e grupit parlamentar dhe të vendos nëse tre hapat e propozuar për riorganizimin e partisë duhet të zbatohen.
Lini një Përgjigje