Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklruar mbrëmjen e djeshme se me Lulzim Bashën ka pasur dhe ruan marrëdhënie miqësore.
Bardhi u shpreh se ai ka qenë i vetmi që e ka kundërshtuar vazhdimisht Bashën brenda Partisë Demokratike kur ky i fundit drejtonte partinë.
“Lulzim Bashën e kam mik dhe do ta kem mik sa të kem jetë. I kam thënë hapur gjithçka Bashës. Në ka pasur një njëri që Basha e ka pasur oponencë permanente për çdo veprim, vendim, qoftë edhe mesazh, i vetmi njëri që ka qenë oponent brenda PD i Bashës kam qenë unë dhe kjo falë raportit krejtësisht njerëzor që kemi pasur me njëri-tjetrin. Kam pasur gjithmonë lirinë t’i them Bashës atë që mendoj. E kam besuar si të vërtetë atë që më ka thënë privatisht dhe publikisht që do të dorëhiqet, në mënyrë që marrë fund përçarja në PD dhe demokratët të bashkohen”, tha Bardhi.
Ndërkohë ju rikujtojmë që ditën e djeshme, Kolegji i kryetarëve të PD-së propozoi që kreu i ri të zgjidhet brenda 15 Korrikut. Kryetarët e degëve të PD-së gjatë takimit të djeshëm kundërshtuan platformën që propozoi grupi parlamentar për riorganizimin e partisë.
Sipas tyre, kjo kërkon kohë dhe kërkua që kryetari i ri të zgjidhet brenda 15 Korrikut.
Lini një Përgjigje