TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Qershor 2023, 22:50

Flamur Noka nën hetim nga SPAK/ Deputeti e pranon vetë: Po hetohem sepse u kërkova operatorëve të qëndrojnë larg pajisjeve

Shkruar nga Pamfleti

Flamur Noka nën hetim nga SPAK/ Deputeti e pranon vetë: Po hetohem

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka është shprehur se ndaj tij është nisur një hetimi nga SPAK, pasi u paraqit pak ditë më parë për të dhënë deklarimet e tij.

Në një intervistë për emisionin “Log” në “Panorama TV”, ai tha se është vënën nën hetim pse i ka kërkuar operatorëve të qëndrojnë larg pajisjes së votimit elektronik. Sipas tij urdhrin për këtë hetim e ka dhënë kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja.

Unë mora informacion që po votojmë operatorët dhe dola nëpër qendra. Sot jam nën hetim unë. Jam në hetim për krim zgjedhor pse dola nëpër qendra dhe i thashë këtyre operatorëve të qëndrojnë larg pajisjes dhe komisioni të monitorojë procesin.

Prokuroria e Edi Ramës në vend që të hetojë këta operatorët që po bënin batërdinë në Elbasan, me urdhër të Gledian Llatjes fillon hetimin për mua. E kupton sa qesharakë jemi”, u shpreh ai.

noka spak hetim

Lini një Përgjigje