Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është shprehur se nuk e përjashton rikthimin e Lulzim Bashës në krye të PD.
I ftuar në Euronews Albania, Bardhi tha se e ka në personalitetin e tij që thotë gjithçka që mendon dhe njësoj ka vepruar edhe me Bashën duke shtuar se kanë patur një raport shumë të mirë me njëri-tjetrin.
“Në ka pasur një njeri që zoti Basha në Partinë Demokratike e ka pasur oponencë permanente për çdo veprim, vendim, qoftë edhe mesazh, pra ne debatonim edhe pse u tha kjo gjëja kështu dhe nuk u tha kështu. I vetmi njeri që ka qenë oponent brenda Partisë Demokratike i Lulzim Bashës ka qenë Gazment Bardhi dhe kjo ka qenë falë raportit krejtësisht njerëzor që ne kemi pasur me njëri-tjetrin. Prandaj e vlerësoj Lulzim Bashën. Kur nuk përjashtoj as ndonjë tjetër, nuk përjashtoj as Lulzim Bashën. Unë nuk jam në gjuhën përjashtuese”, u shpreh Bardhi.
Sidoqoftë, ai shtoi se e ka besuar për të vërtetë dorëheqjen e Bashës në momentin që e ka deklaruar publikisht.
Lini një Përgjigje