Nesër do të jetë Kryesia e PD që do e ndajë “shapin nga sheqeri”, pasi aty do të votohet nëse do të ketë apo jo tani zgjedhje për kryetarin.
Vendimi i sotëm i grupit parlamentar demokrat për të shtyrë zgjedhjet për kryetarin duket se ka krijuar ndarje brenda PD. Sot Gazment Bardhi propozoi që organizmi të nisë nga baza dhe në fund të zgjidhet kryetari, mirëpo krerët e degëve kanë dalë kundër.
Kolegji i Kryetarëve ka dalë në një konferencë për mediat dhe kërkon që të hapet gara për kreun e partisë. Sipas tyre, sa më gjatë rri PD pa kryetar, aq më shumë dëme do të ketë. Madje ata kërkojnë që kryetari të zgjidhet brenda 15 korrikut.
“Partia Demokratike duhet pa asnjë vonesë të zgjedhë kryetarin e saj dhe të nisë organizimin dhe përzgjedhjen, të ekipeve që do ta drejtojnë këtë parti drejt zgjedhjeve të ardhshme. Partia Demokratike nuk mund të vazhdojë të qëndrojë më gjatë pa kryetar. PD ka humbur kohë në pritje, ndërkohë që nuk ka asnjë reflektim nga pala tjetër, as pas rezultatit të zgjedhjeve të 14 majit. Procesi për zgjedhjen e kryetarit të përfundojë brenda datës 15 Korrik 2023”, shprehet Kolegji i Kryetarëve pas një takimi me Bardhin. Ky i fundit njoftoi se pas mbledhjes së grupit do të takonte krerët e degëve, por si duket të gjithë i kanë dalë kundër.
Sipas krerëve të degëve nëse vazhdohet duke qëndruar në pritje, atëherë kjo i shërben vetëm projektit te kundërshtarëve tanë politikë.
“Nuk duhet humbur më asnjë ditë kohë për organizimin e PD, zgjedhjen e drejtuesve dhe shndërrimit të Partisë Demokratike në forcën politike që kërkojnë sot shqiptarët”, theksohet më tej.
Nesër do të jetë Kryesia e PD që do e ndajë “shapin nga sheqeri”, pasi aty do të votohet nëse do të ketë apo jo tani zgjedhje për kryetarin.
Kolegji i Kryetarëve të Partisë Dmokratike, i mbledhur më 5 Qershor 2023, pasi e dëgjoi dhe e diskutoi, miratoi me unanimitet deklaratën si më poshtë:
Deklaratë e Kolegjit të Kryetarëve të Partisë Demokratike
Partia Demokratike që prej marsit 2022 ka bërë përpjekje të vazhdueshme, por pa rezultat për bashkimin e demokratëve,
- dorëheqja e kryetarit më qëllim për ti hapur rrugr ti hapur rrugë bashkimit, gjë që nuk ndodhi,
- kërkesa për organizimin e zgjedhjeve të përbashkëta të cilat u refuzuan,
- kërkesa për përzgjedhjen e kandidatëve në zgjedhjet e 14 majit që u refuzua dhe u vazhdua me procese të njëanshme,
- propozimin për daljen me një kandidat të përbashkët për zgjedhjet vendore të 14 majit duke pranuar kandidatët e primareve
Të gjitha këto përpjekje u refuzuan.
Eshtë humbur një vit në pritje të bashkimit, por pa rezultat dhe kjo ka ndikuar në dëmtimin dhe dobësimin e Partisë Demokratike.
Drejtuesit e Partisë Demokratike nga seksionet, grupseksionet, kryetarët e degëve kanë punuar me vetmohim për të mos lejuar asimilimin Partisë Demokratike apo asgjesimin e saj.
Ne jemi të vendosur që Partia Demokratike të vazhdojë të jetë një parti aleate e SHBA, Britanise se Madhe dhe BE, të shndërrohet në një alternativë dhe shpresē për shqiptarët në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025.
Për këto arsye, çdo ditë e humbur nuk i shërben as Partisë Demokratike, as demokratëve.
Partia Demokratike duhet pa asnjë vonesë të zgjedhë kryetarin e saj dhe të nisë organizimin dhe përzgjedhjen, të ekipeve që do ta drejtojnë këtë parti drejt zgjedhjeve të ardhshme.
Partia Demokratike nuk mund të vazhdojë të qëndrojë më gjatë pa kryetar. PD ka humbur kohë në pritje, ndërkohë që nuk ka asnjë reflektim nga pala tjetër, as pas rezultatit të zgjedhjeve të 14 majit.
Procesi për zgjedhjen e kryetarit të përfundojë brenda datës 15 Korrik 2023.
Nëse vazhdojmë të rrimë në pritje, atëherë kjo i shërben vetëm projektit te kundërshtarëve tanë politikë.
Nuk duhet humbur më asnjë ditë kohë për organizimin e PD, zgjedhjen e drejtuesve dhe shndërrimit të Partisë Demokratike në forcën politike që kërkojnë sot shqiptarët.
Lini një Përgjigje