TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Qershor 2023, 15:51

Cili do të jetë fati i PD? Grupi parlamentar kundër mbajtjes së zgjedhjeve për kryetarin, kërkohet drejtim kolegjial

Shkruar nga Pamfleti

Cili do të jetë fati i PD? Grupi parlamentar kundër mbajtjes

Praktikisht propozimi i mësipërm nxjerr jashtë loje Lulzim Bashën. Ky i fundit po jep sinjale se kërkon kreun e PD dhe këtë mund ta arrijë pasi ka pas vetes krerët e degëve. Mirëpo sot u propozua që krerët e degëve të ndryshojnë...

Grupi parlamentar demokrat ka dalë me një qëndrim zyrtar sa i takon organizmit të partisë. Sot për afro 2 orë pati një mbledhje, në të cilën morën pjesë 16 deputetë. Disa prej deputetëve dolën kundër mbajtjes tani të zgjedhjeve për kryetarin. Vetë Bardhi doli me një propozim që organizimi të nisë nga baza.

Në fund të mbledhjes propozimi u konsolidua dhe grupi doli me një qëndrim zyrtar. Bëhet fjalë për një platformë me 5 pika, e cila në thelb bllokon mbajtjen tani të zgjedhjeve për kryetarin. Grupi propozon që partia të drejtohet në mënyrë kolegjiale dhe ky kolegj të organizojë fillimisht zgjedhje në bazë dhe në fund për kryetarin. Por ky propozim prite të diskutohet nesër në Kryesi, ku ka shumë zëra kundër Bardhit dhe Tabakut.

Praktikisht propozimi i mësipërm nxjerr jashtë loje Lulzim Bashën. Ky i fundit po jep sinjale se kërkon kreun e PD dhe këtë mund ta arrijë pasi ka pas vetes krerët e degëve. Mirëpo sot u propozua që krerët e degëve të ndryshojnë, çka do e komplikonte lëvizjen e Bashës.

Propozimi i grupit parlamentar

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka dalë me një qëndrim zyrtar sa i takon situatës së krijuar brenda PD si pasojë e përçarjes dhe humbjes në zgjedhjet e 14 majit. Në një prej pikave të qëndrimit të mbajtur, theksohet se është e nevojshme të krijohet një grup pune përbashkues që do të ndjekë hapat për certifikimin e anëtarësisë aktuale, zgjedhjet në nivel seksionesh dhe dege si dhe nisjen e procesit për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë.

GRUPI PARLAMENTAR I PARTISË DEMOKRATIKE, SHPREH QËNDRIMIN SI MË POSHTË:

1. Ndasitë në mendime dhe qëndrime për çështje të ndryshme brenda Partisë Demokratike nuk duhet të shfokusojnë partinë nga misioni i saj për t’u bërë alternativë qeverisëse. Në këtë kuadër, është emergjente ndërprerja e menjëhershme e çdo sulmi, shpifje apo gjuhe urrejtje ndaj çdo anëtari të partisë apo cilido që mendon ndryshe.

2. Riorganizimi i Partisë Demokratike të Shqipërisë, me synim bashkimin e demokratëve, forcimin e partisë dhe ndërtimin e një partie moderne, gjithëpërfshirëse dhe që krijon besimin tek shumica e qytetarëve shqiptarë, duke angazhuar dhe afruar individë me reputacion dhe që i shërbejnë mbrojtjes së interesit publik.

3. Krijimin e një grupi pune përbashkues për ndjekjen dhe realizimin e procesit të riorganizimit, sipas një plani të qartë, transparent dhe gjithëpërfshirës, që ndjek këto hapa:

- Hapi i parë: Hapja e partisë dhe certifikimi i anëtarësisë aktuale;

- Hapi i dytë: Fillimi i procesit të zgjedhjeve në nivel seksioni, grupseksioni dhe dege;

- Hapi i tretë : Procesi i zgjedhjes së kryetarit të Partisë.

4. Grupi i Punës që bën edhe drejtimin politik ngre grupe pune në nivel qarku për nisjen e një fushate ndërgjegjësuese në bazë me qëllim bashkimin mes demokratëve, si dhe fuqizimin dhe organizimin e partisë pa asnjë paragjykim dhe duke shmnagur cdo rrethanë apo faktor ndarës.

5. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nuk mbështet asnjë proces organizimi të nxituar, të njanshëm, që nxit përçarjen dhe thellon ndasitë brenda Partisë Demokratike. Procesi duhet të synojë vetëm forcimin dhe eleminimin e debateve destruktive brenda partisë. Për këtë qëllim, duhet të tentohet ndihma, mbështetja dhe konsultimi me Partitë Popullore Europiane dhe partitë simotra.

bardhi pd zgjedhje

Lini një Përgjigje