
Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar demokrat. Sot Gazmet Bardhi mblodhi në një takim deputetët për të diskutuar fatin e partisë. Mësohet se ai ka propozuar që partia të organizohet nga poshtë-lart, pra nga baza dhe në fund të mbahen zgjedhje për kryetarin.
Në fund të mbledhjes Bardhi shtriu dorën e bashkimit, duke deklaruar se PD nuk duhet të vijojë të jetë më e përçarë sepse kjo i shërben vetëm Edi Ramës.
“Kur partia të jetë gati atëherë të ketë kryetarin. Statuti cakton një kryetar individual. Nëse ndryshojmë statutin dhe kërkohet drejtim kolegjial, patjetër do të ketë organizmi kolegjial”, tha ai.
Bardhi tha se kanë një platformë, e cila synon të forcojë PD. I pyetur nëse Tabaku ka pranuar pozicionin për të drejtuar PD, Bardhi tha se Tabaku është funksionarja më e lartë drejtuese e partisë.
“Mbledhja për vlerësimin e situatës në PD. Është e vetmja trupë brenda PD-së që ka bërë thirrje për bashkim dhe mos përçarje në PD. Nuk paragjykoj asnjë vendim të PD-së. Kjo nuk është çështje as të njëanshme as me kokëfortësi. Duhet të që PD të bëhet forcë alternative qeverisëse për zgjedhjet ardhshme. Unë kam një detyrë dhe përgjegjësi për drejtimin e partisë. Emrat e kryesisë secili prej kolegëve tuaj është njohur me listën e anëtarëve të kryesisë. Alibeaj nuk ka qenë sot. Në mbledhjen e fundit ka qenë i pranishëm. Ka një detyrim statutor, ajo që unë di t’ju them është se funksionari më i lartë drejtues i partisë për momentin është Tabaku”, tha Bardhi.
Lini një Përgjigje