Avokati Spartak Ngjela ka folur për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës. Ai tha se veprimet e Albin Kurtit janë tërësisht brenda normës juridike dhe se nëse do kishte vepruar ndryshe do kishte gabuar.
Sipas Ngjelës abstenimi i partisë Lista Serbe nga zgjedhjet në Kosovë ishte një “kurth” i përgatitur nga Serbia, në të cilin Kurti nuk ra, pasi ata kanë dashur që zgjedhjet të mos bëheshin e këto komuna të kërkonin shkëputjen nga Kosova.
Avokati shtoi se kryeministri i një vendi nuk mund ta lërë vendin pa drejtimvetëm se shumica abstenon duke shpjeguar se nëse kjo ndodh, atëherë shumica detyrohet të pranojë të udhëhiqet nga pakica.
“Abstenimi është në favor të kundërshtarit, po u tërhoqe nga zgjedhjet pakica fiton dhe bëhet shumicë. Ata nuk u treguan naiv, por ata dështuan. Ata menduan se nëse do tërhiqeshin zgjedhjet nuk do bëheshin dhe do fillonin të shkëpusnin veriun. Kurti e kuptoi, bëri zgjedhjet brenda normës absolute juridike.
Se është normë absolute që po u tërhoqe ti unë nuk mund të pa zgjedhje dhe pa drejtim. Ata ikën nga të gjithë administrata, si do i linte Kurti pa administratë? Që ata të kërkonin pavarësinë? Se s’mbetej gjë tjetër. Kurti nuk mund të tërhiqet, ai i ka marrë komunat”,-tha Spartak Ngjela në Euronews Albania.
Lini një Përgjigje