TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Qershor 2023, 12:59

Braçe “ulëret” në Parlament: Pse nuk po ulen çmimet te ne, a e keni verifikuar çmimin e bukës?

Shkruar nga Pamfleti
Braçe “ulëret” në Parlament: Pse nuk po ulen
Erion Braçe

Deputeti socialist, Erion Braçe ditën e sotme ka ngritur për të disatën herë në Kuvend çështjen e çmimeve të larta në vend, në një kohë kur kudo rreth nesh dhe në Europë, ato janë ulur.

Me Indeksin e Organizatës Botërore të ushqimit dhe agrikulturës në dorë, që tregon se si çmimet kanë rënë në çdo kategori, Braçe tha se ky është shqetësimi më i madh sot për qytetarët shqiptarë që vazhdojnë të paguajnë shtrenjt edhe mallrat bazë të konsumit.

“Këto janë kurbat e çmimeve, të gjitha janë poshtë dhe më poshtë sesa niveli i një viti më parë. Kam një pyetje për ata që na ndjekin dhe bëjnë pazar. A keni verifikuar që çmimi i vajti të ketë rënë me 43.8%. Keni verifikuar që çmimi i bukës të bjerë me aq për qind sa ka rënë çmimi i drithit në tregjet ndërkombëtare, për sa kohë jemi importues. Keni verifikuar që të gjitha çmimet e tjera të fabrikuara të kenë rënë me kaq përqind?

Jo!Atëherë unë mendoj se më e rëndësishme sesa të shahemi dhe të shpifim këtu, e të tregojmë me gisht gjithsecilin, është të bëjmë ekonominë funksionale. Të bëjmë tregjet të funksionojnë. Sepse ata që janë atje matanë kanë nevojë të ushqehen me cilësi, e me të lirë.

E sa kohë çmimet në tregjet ndërkombëtare po bien po kaq e rëndësishme është që ato të reflektohen në çmimet me të cilat qytetarët e këtij vendi blejnë produktet e tyre për t’u ushqyer në harkun e një muaji.”, tha Braçe në Parlament.

erion braçe ritja e çmimeve

Lini një Përgjigje