TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Qershor 2023, 11:33

"Ju të opozitës mos flisni, nuk keni arrestuar asnjë drejtor", Braçe merr në mbrojtje Manastirliun pas skandalit me sekretaren

Shkruar nga Pamfleti
"Ju të opozitës mos flisni, nuk keni arrestuar asnjë
Deputeti i PS, Erion Braçe

Kritiku i qeverisë, deputeti socialist, Erion Braçe ka folur sot në Kuvend për arrestimin e sekretares së përgjithshme te Shëndetësia, Joana Duro.

Braçe mori në mbrojtje ministren Manastirliu dhe tha se PD duhet të jenë të fundit që duhet të flasin për drejtësi. Ai u kujtoi opozitës 21 janarin.

“Të shash nuk të bën deputet. Më vjen mirë që në këtë sallë po flitet për vendime gjykatë. Për të korruptuar që arrestohen. Sepse, nga 2005-2013 nuk gjen një ministër, zv ministër të arrestuar. Nuk gjeje as drejtor të arrestuar. A thua se në atë kohë nuk vidhte askush. A për luftë të brendshme funksionokan, por për drejtësi... Nuk funksionoka. S’paska patur asnjë të korruptuar dikur ë?

Kur nuk na pëlqen janë të atyre, kur na pëlqejnë jmi bashkë.

E di si është puna o Dash, janë vrarë njerëz mu në mes të bulevardit, edhe se thotë njeri. Fillojeni distancimin nga vrasjet. Nuk ja ka marrë për ligj, ja ka marrë për qejf, për të mbajtur pushtetin.”-tha Braçe.

Ndërsa ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu lau duar nga skandali dhe tha se arrestimi i Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë që ajo drejton për korrupsion, është ngjarje e rëndë dhe duhet që drejtësia të çojë hetimet deri në fund.

Në fjalën e saj në Parlament, Manastirliu u shpreh se kushdo që shkel ligjin duhet të përballet me drejtësinë dhe se përgjegjësia është personale.

 

braçe manastirliu

Lini një Përgjigje