Arrestimi i sekretares së ministrisë së Shëndetësisë është kryefjala e debatit të sotëm në Kuvend. Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi replikoi me ministren e Shëndetësisë, që iu kap sekretarja me gjysmën e tenderit në dorë.
Drejtuesja e seancës Ermonela Felaj i kaloi fjalën Erion Braçes duke kaluar Dash Sulën.
Por ky i fundit iu drejtua foltores, por ndërhyri garda.
Felaj i kërkoi Braçes që të hapë rrugën.
“Zoti Braçe, e keni mirëkuptimin ta lini zotin Sula të flasë para jush?”.
“Po, por me një kusht, që të mos qajë” iu përgjigj Braçe.
Sula pastaj shpërtheu në akuza të shuma për socialistët.
“Keni krijuar grup parlamentar brenda në burg. Tani keni gjetur një slogan “ne i kemi dorëzuar”. Por kur? Kur kapen” tha ai.
Lini një Përgjigje