Ditën e sotme Kuvend po debatohet për arrestimin e sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro.
Kryetari i grupit parlamentar të PD-së Gazmend Bardhi i kërkoi dorëheqjen ministres së Shëndetësisë, Ogreta Manastirliu.
"Sa e kanë tarifën e korrupsionit në dikasterin tuaj. Ju patjetër duhet ta keni mbi 40% gjobën... Jepni dorëheqjen, të tregoni me fakte që nuk jeni bërë pis", theksoi Bardhi.
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së e pyeti Manasatirliun përse nuk u distancua nga korrupsioni i Duros.
"Qeveria ka rritur tarifën e korrupsionit. Ka një tender modest kuptuam % e korrupsionit ka shkuar 40%. Ky është një politikan që karrierën e bazoi te korrupsioni dhe nuk njeh të ndalur. Kemi një kryeministër me një etje të pakufishme për pushtet. 40% vjedhin këta vetëm me një tender. Duan që populli të besojë se ky është një rast i izoluar se këta nuk janë kaq hajdutë sa ishte bashkëpunëtorja e ministres së shëndetësisë. Shqipëria është vite dritë larg Moldavisë, pas dy dekadash në pushtet, Rama s’ka bërë kurë asgjë për të luftuar korrupsionin por ka ndërtuar një sistem për të shkatërruar demokracinë. E keni të pamundur faktet që ka sjellë spak në rastin e tenderit të ministrisë së shëndetësisë. Në vend se ta sulmojmë, duhet të inkuraojmë SPAK, qeveria është në përpjekje të vazhdueshme për të kontrolluar drejtësinë.
Ça vlere ka rritja e pagave kur korrupsioni mbretëron. 40% e taksave, pasurive kombëtare vidhen. Nga 10% Rama e ka çuar në 40% korrupsionin. E shoh që s’po rrini rahat në karriget tuaj ministra, ju mund ta ndihmoni drejtësinë duke rrëfyer raste në dikasteret tuaja. Sa e kanë tarifën e korrupsionit në dikasterin tuaj. Ju patjetër duhet ta keni mbi 40% gjobën. Ministre e financave duhet të jeni në garë të fortë për të zhvatur sa më shumë nga fondet publike,. Në diskutim nuk vihet më a merrni 40% por sa më shumë se kaq merrni secili prej jush. Si ka mundësi që heshtët për skandalin duke mos u distancuar për aktin korruptiv. Ju dëshmoni si korrupsioni nuk është rast i izoluar por tregoni. Jepni dorëheqjen, të tregoni me fakte që nuk jeni bërë pis", tha Bardhi.
Ndërsa minisitrja në replikën e saj, lidhur me skandalin tha se përgjegjësia është personale.
“Qëndrimi im është i prerë dhe i qartë, nga e cila si institucion distancohemi plotësisht. Cilido që shkelë këto parime duhet të përballet me pasojat që parashikon ligji. Ky është qëndrimi im dhe bindja ime. Është pa dyshim një ngjarje e rëndë. Organet të bëjnë punën e tyre, rasti të hetohet deri në fund. Në rast se del ashtu si dyshimet janë, të përballet me pasojat e ligjit. Përgjegjësia është individuale. Veprimet e askujt nuk mund të baltosin punën dhe tërësinë e punonjësve të këtij institucioni. Para ligjit të gjithë të jenë të barabartë.”, tha ministrja.
Hetimet e SPAK për korrupsionin me tenderin e Ministrinë e Shëndetësisë kanë çuar në pranga deri tani katër persona të dyshuar bashkë me Sekretaren e Përgjithshme të këtij dikasteri Joana Duro. Në pranga ka rënë administratori i kompanisë, 'DRICONS’, Vladimir Topi dhe inxhinierin Silvi Shehi.
Ata akuzohen për korrupsion pasi dyshohet se janë personat që ndërhynë duke i dhënë Joana Duros, 330 mijë lekë ryshfet që ajo të ndikonte për t’i shpallur fitues në tenderin për rikonstruktimin e qendrave shëndetësore. Fituesi i tenderit me fond limit 805 mijë lekë është shpallur në 1 qershor, ndërsa SPAK ka ndërhyrë në datën 2 qershor teksa u dha ryshfeti.
Lini një Përgjigje