TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Qershor 2023, 19:33

Basha bën me “dhimbje koke” Berishën, shfaqet me një tjetër veshje si Volodymyr Zelensky

Shkruar nga Pamfleti

Basha bën me “dhimbje koke” Berishën, shfaqet me një

Lulzim Basha duket se po e sfidon hapur Sali Berishën. Çdo ditë që kalon ai po jep sinjale se do të tentojë kreun e PD dhe po shfaqet i veshur si presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Kjo nuk i shpëtoi Berishës, i cili e sulmoi pak ditë më parë.

Është veshur si Zelensky, atë e marketon Endri Fuga. Vajti i bleu bluzë kaki. Ai lexon ato që i jep zyra e Fugës. Atë e komandon Rama, nuk ka punë me mua ai. Dil i thotë Fuga, thuaj që jam si Zelensky dhe del ai”, u shpreh Berisha.

Por Basha sot u shfaqë në Kamëz dhe hodhi një hap tjetër, pasi përveç bluzës me mëngë të shkurtra, ai u shfaq me një xhaketë apo xhuboks si ai që përdor Zelensky.

basha zelensky

Lini një Përgjigje