TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Qershor 2023, 17:52

Vijojnë divergjencat në PD, Tabaku kundër zgjedhjeve për kryetarin: Duhet analizë dhe jo drejtues i ri

Shkruar nga Pamfleti
Vijojnë divergjencat në PD, Tabaku kundër zgjedhjeve për
Jorida Tabaku

Grupi që mban vulën e PD është ndarë në dy pjesë sa i takon mbajtjes së zgjedhjeve për kryetarin...

Partia Demokratike vijon të jetë e ndarë sa i takon zgjedhjeve të brendshme. Nesër do të mblidhet grupi parlamentar demokrat dhe të martën Kryesia e PD, ku në të dyja takimet do të diskutohet mbi krizën në parti dhe mundësinë për të nisur riorganizmin e brendshëm. Me pak fjalë, do të diskutohet mbi mundësinë e hapjes së zgjedhjeve për kryetarin e ri të partisë.

Berisha nuk është kryetar legjitim dhe PD e vulës ka një vit pa kryetar. Alibeaj kur ishte në krye të partisë e paralajmëroi se pas 14 majit do mbahen zgjedhje për kryetarin. Mirëpo duket se jo të gjithë janë dakord. Një ndër ta është dhe Jorida Tabaku, e cila është nënkryetarja e vetme e partisë. Ajo ka thënë në një intervistë se në Kryesi apo grup parlamentar do të kërkojë që të mos ketë zgjedhje për kryetarin. Tabaku propozon ngritjen e një grupi kolegjial që të drejtojë partinë.

Unë mendoj që të martën Kryesia nuk duhet të hapë garën për kryetarin e PD. Kryesia ditën e martë duhet  të gjykojë për një proces i cili na lë kohë që ne të reflektojmë, na lë ne kohë që të fillojmë të kontaktojmë me njerëzit, të flasim me njerëzit. Kemi qenë në një ngërç të jashtëzakonshëm edhe me prezencën tonë në terren”, ka deklaruar ajo në “Vizion Plus”.

Tabaku gjykon se PD duhet të marrë kohë për të analizuar rezultatin e zgjedhjeve, problemin e çarjes së partisë, të shohë gjendjen e strukturave para se të zgjedhë kryetarin. Tabaku ka preferuar të shmangë komentet për rikthimin e Lulzim Bashës në fushatë për të marrë sërish drejtimin e PD, duke theksuar se në gjykimin e saj një drejtim i përkohshëm kolegjial do të ishte zgjidhja më e mirë.

Unë e kam dëgjuar me kujdes ne disa prej deklaratave që ai ka bërë nëpër qytetet, por nuk e kam dëgjuar që ai të jetë shprehur kaq qartë. Unë mendoj që ne duhet të lëvizim nga kjo gjuha që nuk më pëlqen ky dhe nuk më pëlqen ai. Unë mendoj që për momentin PD nuk duhet të hapë procesin e zgjedhjeve. Duhet të ketë një grup me 3 persona të cilët do ta çojnë PD në mënyrë natyrale në zgjedhje. Gabimi që ne kemi bërë që pas çdo humbje ne kemi rizgjedhur kryetarin, mendoj që na ka dëmtuar. Nuk duhet të nxitojmë në këtë proces”, tha ajo.

Deri tani brenda grupimit që mban logon e PD janë dy grupime, njëri grupim pjesë e të cilit janë Gazment Bardhi e Jorida Tabaku, të cilët mbështesin idenë e shtyrjes së zgjedhjes së kreut të PD dhe një grupim tjetër i cili gjykon se duhet të hapet gara për drejtimin e kësaj force politike.

tabaku pd krize

Lini një Përgjigje