TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Qershor 2023, 07:53

Sot seancë plenare, do të diskutohen ankesat e zgjedhësve 

Shkruar nga Pamfleti

Sot seancë plenare, do të diskutohen ankesat e zgjedhësve 

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet ditën e sotme. Në rendin e ditës ka tre pika që do të shtjellohen. Pika e parë është për miratimin e procesvebalit të seancës plenare të datës 25.5.2023 dhe procesverbalin e seancës së posaçme të datës 1.6.2023. 

Në pikën e dytë dpo të jenë njoftime për deputetët. 

Ndërkohë që në pikën e tretë do të ketë diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit.

Janë parashikuar 4 orë diskutime.

- Grupi parlamentar i partisë Socialiste 129 minuta

- Grupi parlamentar i partisë Demokratike 60 minuta

- Grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim” 12 minuta

- Grupi parlamentar “Drejtësi dhe Integrim” 14 minuta

- Deputetët jashtë grupeve parlamentare

Partia e Lirisë 5 minuta

PSD 5 minuta

Sali Berisha 3 minuta

Edmond Spaho 3 minuta

Flamur Noka 3 minuta

Ludovik Hasani 3 minuta

Oerd Bylykbashi 3 minuta

Agron Shehaj 3 minuta

Petrit Doda 3 minuta

kuvendi

Dokumenta bashkëngjitur

Lini një Përgjigje