TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Qershor 2023, 12:34

Balla apel Berishës në Kuvend: Lër mandatin dhe largohu nga kjo sallë, kështu shpëton edhe PD-ja

Shkruar nga Pamfleti

Balla apel Berishës në Kuvend: Lër mandatin dhe largohu nga kjo

Kreu i grupit parlamentar socialist e ka konsideruar humbjen e Partisë Demokratike në Tropojë si humbje personale të Sali Berishës.

Nga Foltorja e kuvendit, Taulant Balla i kërkoi Berishës që humbjen në Tropojë ta konsiderojë si fundin e karrierës politike.

Sipas tij, kjo mund të jetë edhe zgjidhja për Partinë Demokratike.

“Zgjedhjet çdo parti t’i shohë nga vetja e vet. Mund të jetë zgjidhjet për të ardhmen e PD. Duke konsideruar Tropojën si humbje personale shpëton edhe PD nga halli që e ka futur”., tha Balla.

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së  komentoi gjithashtu arrestimin e sekretares së përgjitshme të ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro.

Për Ballën arrestimi është një arritje. 

“Sekretarja e Përgjithshme është në burg dhe përgjegjësitë janë personale. Për mua është arritje që arrestohet një sekretare e përgjithshme, sepse koha kur urdhrat e prokurorisë për vrasje nuk zbatoheshin. Lëshoi prokuroria urdhër për komandantin e gardës por nuk zbatoi", tha Balla. 

Lini një Përgjigje