TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Qershor 2023, 12:10

14 Maji/ Berisha në Kuvend: Votuan 547 mijë zgjedhës fantazmë, do ngrihemi në protesta

Shkruar nga Pamfleti
14 Maji/ Berisha në Kuvend: Votuan 547 mijë zgjedhës
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk e pranon ende humbjen e thellë që pësoi me 14 Maj.

Ditën e sotme nga foltorja e Kuvendit, ai denoncoi sërish vjedhjen e zgjedhjeve, përmes zgjedhësve fantazmë.

Berisha teksa tregoi me përqindje prezencën e këtij fenomeni në disa bashki, tha se Edi Rama dhe asistenti i tij Tom Doshi, deformuan në mënyrë ekstreme rezultatet e 14 Majit.

Më tej ai u bëri thirrje shqiptarëve të ngrihen në protesta.

“Jam këtu për të denoncuar farsën e turpshme kriminale elektorale të 14 majit. Në këtë farsë, krahas dërgimit të 683 mijë zarfeve në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit dhe Kartën e Kopenhagenit për zgjedhjet e lira dhe të ndershme, për herë të parë në historinë e këtij vendi krahas të caktimit të kryetarit të koalicionit opozitar nga qeveria, një akt i shëmtuar që tregon fytyrën e vërtetë të këtij regjimi, komisioneve 6 me 1 apo 6 me 0 si kurrënë historinë e këtij vendi, krahas qindra milionë eurove të shpërndara nën dorë nga Edi Rama dhe asistenti i tij Tom Doshi, të cilët deformuan në mënyrë ekstreme një rezultat, ku për 40 përqind të votave, arrihet vetëm 5 përqind pushtet, u përdor një mekanizëm tjetër kriminal monstruoz për të deformuar rezultatin e zgjedhjeve. U përdorën zgjedhësit fantazmë apo zgjedhësit që votuan mbi 1 herë, dy apo tre herë në qytete të ndryshme. Zgjedhësit fantazmë që votuan më shumë se një herë ishin në total 547 mijë të tillë. Në Bashkinë e Vlorës ata arrinin në 29 përqind, në Bashkinë e Vorës 15 përqind, në Përrenjas 28 përqind, në Kurbin 30 përqind, në Konispol 34 përqind, në Has 18 përqind, në Kamëz 21 përqind, në Durrës 23 përqind, në Shkodër 16 përqind, në Devoll 20 përqind, në Delvinë 34 përqind, në Mallakastër 11 përqind dhe kështu me radhë.

Lini një Përgjigje