TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Korrik 2026, 13:26

Rama tmerrohet nga "review-t negative": Po me Kalanë e Rozafës ç'patët, prokuroria të veprojë urgjent

Shkruar nga Pamfleti
Rama tmerrohet nga "review-t negative": Po me Kalanë e
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale për "review-t negative" në Google Review ndaj vendeve dhe bizneseve shqiptare të lidhura kryesisht me qeverinë e tij, duke thënë se ekonomia e u godit nga terrori digjital mbi sipërmarrjet mikpritëse në kulmin e sezonit.

Këtë herë Rama bën thirrje urgjente që Prokuroria të veprojë.

"PO ME KALANË E ROZAFËS çfarë keni o patriota apo ta shkatërrojmë sa të mundemi turizmin, se duhet t’i përzemë të huajt dhe të kthehemi tek koha kur hanim njëri-tjetrin ëëë?!
Uroj që prokuroria të veprojë një orë e më parë me këta dhunues të pronës publike e private dhe shantazhues të qytetarëve të këtij vendi", shkruan Rama. 

review-t negative rama

1 Komente

  1. c
    c

    NUk me kujtohet qe me pare hanim njeri tjetrin...Mbase ne famijen tende jeni mesuar te hani mish njeriu, por Shqipetari nuk e ka tradike...hajde kerma mos na trego se kush jemi ne!

    Lini një Përgjigje