
Pas kërcënimeve të presidentit amerikan, Donald Trump se SHBA-ja do të sulmojë Iranin, Teherani ka reaguar ashpër, mdaje ka kërcënuar se do të mbyllë Ngushticën e Hormuzit në rast të ndonjë sulmi të ri.
Media iraniane ‘Press TV’, citoi ato që i quajti burime të informuara të sigurisë.
"Strategjia e re e Iranit është: pas çdo sulmi, ngushtica e Hormuzit do të mbyllet plotësisht", thuhet në një postim në Telegram të medias iraniane.
Krahas kësaj, ata u zotuan se Irani do të kryejë sulme edhe ndaj të paktën dyfishit të numrit të objektivave të goditura si hakmarrje.
"Çdo kërcënim do të marrë një përgjigje të fuqishme; Irani nuk bën dallim midis SHBA-së dhe partnerëve rajonalë", tha ai.
Lini një Përgjigje