
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është shprehur se nuk do të garojë për drejtimin e PD-së nëse kjo e fundit nuk është e bashkuar.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, ai tha se sot është momenti që të gjithë të lëshojnë pak nga egoja e tyre personale, në mënyrë që të mundësohet bashkimi i partisë.
“Nuk është momenti për të marrë funksione personale, është momenti për të lëshuar gjithsecili egoja e vet, ambiciet e veta apo nga pozicionet e veta për të bërë të mundur bashkimin e demokratëve. Nuk është momenti që të merren pozicione momentale që nuk është se kanë ndonjë peshë në raport me politikën”, u shpreh Salianji.
Ndërkohë sa i takon rikthimit të Bashës në krye të PD-së, deputeti u shpreh kategorikisht kundër duke kujtuar se ai është një humbës sistematik i cili nuk ka pasur sukses në asnjë nga mundësitë që i është dhënë. Salianji tha se nuk ka pasur asnjë komunikim me të.
Ndërkohë, për marrëdhëniet me kolegët, Salianji tregoi se ruan marrëdhënie korrekte me Gazment Bardhin. Ndërkohë, Jorida Tabaku dhe Sali Berisha, ai u shpreh se e kanë uruar për fitoren në Kavajë.
Lini një Përgjigje