TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Qershor 2023, 21:35

“Grupi i Berishës s’ka paraqitur asnjë platformë”, Bardhi për bashkimin e PD: Plani ynë erdhi pas konsultimeve me strukturat

Shkruar nga Pamfleti

“Grupi i Berishës s’ka paraqitur asnjë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi foli për propozimin e tij për një platformë për bashkimin e PD-së.

Në një intervistë për emisionin “Now” në “Euronews Albania”, ai tha se është e rëndësishme të kuptohet se gjuha e urrejtjes dhe përçarjes nuk mund të fuqizojnë partinë.

Ky i sotmi është një reflektim pas rezultatit të zgjedhjeve të 14 majit, një diskutim i gjerë, prandaj ka marrë kaq shumë kohë, me shumë aktorë dhe faktorë brenda Partisë Demokratike dhe në konkluzion deputetët kanë dalë te ky qëndrim. Jemi konsultuar me anëtarë të caktuar të kryesisë, me struktura partie, me anëtarë të partisë, me ish-funksionarë të Partisë Demokratike ndër vite që janë tërësisht të tërhequr nga politika, pra nuk është një dokument i konsultuar apo dakordësuar mes pjesëve në Partinë Demokratike”, u shpreh Bardhi.

Ai shtoi se nuk donte të përmendte emra, por secili pjesëtar i grupit është konsultuar me aktorë dhe faktorë të ndryshëm. Bardhi tha gjithashtu se platforma e paraqitur prej tij është vetëm një qëndrim se si e sheh grupi i PD rrugën e zgjidhjes së krizës brenda partisë.

Sipas Bardhit, grupi që mbështet Berishën nuk ka paraqitur asnjë propozim, as në të shkuarën dhe nuk ka pranuar asnjë nga propozimet e grupit për të ndalur përçarjen.

bardhi bashkimi pd

Lini një Përgjigje