TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Qershor 2023, 22:21

“PD s’mund të rrijë 2 vite pa kryetar”, Arian Çani kundër propozimit të Bardhit: Thjesht humbje kohe!

Shkruar nga Pamfleti

“PD s’mund të rrijë 2 vite pa kryetar”, Arian

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi propozoi një platformë për bashkimin e PD-së, por që nuk ka hasur në një miratim të gjerë as nga demokratët dhe as nga opinioni publik.

Në një intervistë për emisionin “Now” në “Euronews Albania”, ishte gazetari Arian Çani i cili doli kundër propozimit të Bardhit, pasi sipas tij ky plan është thjeshtë humbje kohe.

Sipas Çanit PD-ja nuk ka kohë për ta marrë shtruar zgjedhjen e kryeartit të ri pasi shumë shpejt vijnë zgjedhjet e përgjithshme dhe PD-ja do të gjendet në të njëjtën situatë.

Të them të drejtën, unë si e shoh nga jashtë, sepse zoti Bardhi sigurisht ka tjetër këndvështrim sepse është brenda dhe sigurisht që një ngjarje po ta shohësh nga brenda dhe po ta shofësh nga jashtë ndryshon totalisht këndi. Duke e parë nga jashtë dhe unë këtu kërkoj mirëkuptim nga zoti Bardhi, mendoj që e gjitha kjo që po ndodh është një humbje kohe e tmerrshme. Unë nuk e shoh si një entitet të caktuar, pra PD-ja. Kushdo që të ishte, në kushtet që jemi aktualisht është humbje kohe. Nëse ne do të ishim në një sistem ku stacioni elektoral i radhës do të ishte pas 10 vjetësh unë do e kuptoja shumë mirë, madje do i thosha Gazit merreni ngadalë. Problemi është që këtë nuk e them dot sepse zgjedhjet janë pas 2 vjetësh dhe 2 vjet nuk janë asgjë në një rrugëtim politik dhe elektoral”, shpjegoi Çani.

Çani bardhi propozimi

Lini një Përgjigje