TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Qershor 2023, 23:00

SPAK gati prangat për Vangjush Dakon? Noka: Gjithçka është e mundur, para zgjedhjeve i duhej për të fituar Durrësin

Shkruar nga Pamfleti

SPAK gati prangat për Vangjush Dakon? Noka: Gjithçka është

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka komentuar zërat për një urdhër të mundshëm të SPAK për të vënë në pranga ish kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.

Pyetur nëse ky është një paralajmërim për Dakon, Noka u shpreh se në studion e emisionit “Log” në Panorama TV, se të gjitha opisionet janë të mundura. Megjithatë ai theksoi se tashmë Dako nuk i duhet më socialistëve pas zgjedhjeve të 14 Majit.

Të gjitha janë të mundshme ashtu sikur është e mundshme edhe kjo tjetra. Që kaq i duhej Vangjushi. Sepse para zgjedhjeve i duhej që të mos humbiste Durrësin”, deklaroi ai.

Ai tha se drejtësia në vendin tonë ka vdekur, pasi nuk vepron për të vënë në pranga përgjegjësit për aferën e inceneratorëve.

“Drejtësia ka vdekur në Shqipëri. Ka incinerator Tirana? Isha në fushatë dy muaj në Elbasan. Ishte i fikur. Vazhdojmë çdo ditë paguajmë. Më thoni mua çfarë ka. Në momentin që një vend i Bashkimit Europian po ndërton autostradë me 4.5 mln euro km. Në Shqipërinë tënde dhe timen 23 mln euro km. Askush nuk hetohet. Drejtësia është programuar të jetë në shërbim të regjimit”, tha Noka.

noka dako spak

Lini një Përgjigje