Kreu i PD-së në Mallakastër Agron Kapllanaj, ka fajësuar Sali Berishën për humbjen e thellë të partisë në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Ai tha se personalisht nuk ka asgjë personale, ndërsa shtoi se ‘konflikti’ mes tyre ka ardhur për shkak se ky i fundit nuk i është bindur liderit historik të tij.
Më tej ai theksoi se Berisha të do vetëm si ushtarin e tij, ose ndryshe do të jesh armik me të.
“Kalbësira që kemi ne brenda është Sali Berisha. Ai bashkëpunoi me kandidatët dhe strukturat e PS për të humbur Agron Kapllanaj, pro harron se pas Agron Kapllanajt janë qindra demokratë. Berisha zgjodhi të qëndronte te inati vetë dhe realizoi të inatin e vet. Përdorën Sali Berishën për të arritur qëllimin e vet. Nëse ne do të ishim bashkuar dhe do të nxirrnim kandidatë të përbashkët, por me frymë nga qendra, një vendim nga të dy grupimet e PD, do të kishte tjetër frymë në bastionet e PD-së. Në marrëdhenien time persona me Berishën nuk ka ndodhur asgjë dhe me njerëzit që e rrethojnë atë. Berisha ka vetëm një rrugë, , të pajtohesh me të, të jesh ushtari i tij, dhe mos të dalësh kurrë kundër mendimit të tij, dhe nëse mendon ndryshe je armiku i tij.
Unë kam vendosur që të jem vetvetja dhe sigurisht që të japë meritat ashtu siç i meritojnë”- tha ai në një intervistë për Euronews Albania.
Lini një Përgjigje