KAS ka miratuar rezultatin për kryetar të bashkisë së Rrogozhinës pas rinumërimit të votave. Diferenca mes kandidatëve pas rinumërimit është 21 vota më shumë për kandidatin e PS-së, Edison Memolla.
KAS mësohet se ka rrëzuar kërkesën e ‘BF’ për mospërfshirjen në tabelën e rezultatit të votave dalë nga burgu i Rrogozhinës.
Ditën e djeshme nga rinumërimi i kutive të Rrogozhinës nuk pati ndryshim te rezultati dhe kandidati i Partisë Socialiste Edison Memolla do jetë kryebashkiak i Rrogozhinës për katër vitet e ardhshme.
KAS pritet që të shqyrtojë një tjetër kërkesë ankimimi nga koalicioni Bashkë Fitojmë, për bashkinë e Kamzës ku kandidati i PS-së Rakip Suli ka fituar me një diferencë shumë të madhe votash, ndaj kundërshtarit të BAshkë Fitojmë Arjan Hoxha.
Lini një Përgjigje