
Zbulohen të tjerë emra të propozuar nga qeveria për ambasadorë në selitë tona diplomatike në shtetet aleate.
TCH ka siguruar emrat e të propozuarve të tjerë për ambasador në Londër, Berlin, Telaviv dhe Ankara.
Ata janë:
Uran Ferizi propozohet ambasador për në Mbretërinë e Bashkuar, zëvendëson ambasadorin Qirjako Qirkjon.
Blerta Kazadej propozohet për ambadore në Turqi si dhe ambasadore rezidente për Azekrbaxhanin, Iranin, Kirgistranin, Pakistanin, Gjeorgjinë, Afganistanin dhe Kazikistanin.
Ajo zëvendëson ambasadorin Kastriot Robo.
Aida Sakiqi aktualisht ambadasore në Gjermani propozohet për të zëvendësuar ambasadorin Artur Kuko në Gjermani.
Zonja Meri Kumbe propozohet për ambasadore në Izrael.
Të propozuarit fillimisht do të paraqiten për dëgjesa në komisionin parlamentar të Punëve të Jashtme e më pas fjalën e fundit me dekret e thotë presidenti republikës Bajram Begaj.
Lini një Përgjigje