TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Maj 2023, 21:25

Rama rokadë dhe qoka në selitë diplomatike, propozon për ambasadorë Mustafa Nanon, Vasilika Hysin dhe Ervin Bushatin

Shkruar nga Pamfleti

Rama rokadë dhe qoka në selitë diplomatike, propozon për

Kryeministri Edi Rama ka bërë gati emrat e ambasadorëve të rinj që do të dërgojë ne selitë diplomatike në vendet partnere. Pak kohë më parë u bë me dije se shumë ambasadorja janë duke qëndruar në detyrë në tejkalim ta afateve dhe duket se tashmë ka një listë të gjatë me emrat që do i shkojnë presidentit Bajram Begaj. Sipas informacioneve, Rama ka vendosur të shpërblejë ish-deputetët dhe zërat kritikë kundër tij. 

Një emër që është propozuar është gazetari Mustafa Nano. Atij i është propozuar vendi i ambasadorit në Zvicër.

Vendin e lënë bosh të ambasadorit në Emiratet e Bashkuara nga Ermal Dredha i cili kandidoi dhe fitoi si krye-bashkiak i Vlorës, propozohet për tu zëvendësuar nga Ridi Kurtezi aktualisht ambasador në Malin e Zi.

Sipas “TCH”, Ambasadorja e Shqipërisë në Holandë Adia Sakiqi, pritet te emërohet ambasadore në një tjetër shtet në BE. Ish nënkryetarja e kuvendit Vasilika Hysi është përzgjedhur për drejtuar Misionin e Përhershëm të Shqipërisë pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë. Ndërsa diplomacinë shqiptare në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë pritet ta drejtojë ish deputeti socialist Fate Velaj.

Ervin Bushati ish deputet dhe ish drejtues i PS Tiranë, është favorit për të zëvendësuar ambasadoren Floreta Faber në SHBA.

Ilir Gjoni aktualisht ambasador në Zvicër propozohet të shkojë ambasador në NATO pas daljes në pension të ambasadorit aktual Visho Ajazi Lika.

Lini një Përgjigje