
Kryeministri Edi Rama ka vijuar turin e takimeve falënderuese për zgjedhjet e 14 majit, ndërsa këtë të hënë ishte në Korçë.
Gjatë fjalës së tij në takim, Rama tha se qytetarët nuk i votuan se janë shumë të kënaqur me Partinë Socialiste, por sipas tij ata i votuan pasi e dinë se PS është e vetmja shpresë për ta.
Më tej, kryeministri theksoi se fitues në këto zgjedhje përveç votave të socialistëve e kanë nxjerrë edhe ato të demokratëve, të cilët votuan Partinë Socialiste apo që nuk dolën fare në votime.
“Njerëzit në 14 maj treguan se duan të mendojnë dhe që ne të mendojmë për ata si qytetarë, e jo që ne t’i ndajmë në socialistë e demokratë. Vota jonë nuk do ishte kaq e madhe nëse nuk do vinin demokratë të na votonin.
Ku dolën kaq shumë vota? Dolën sepse na kanë votuar edhe nga Partia Demorkatike edhe nga Partia e Lirisë, ndërsa pati shumë nga ata që nuk dolën fare në votim dhe nuk e ndyen dorën. Falënderoj të gjithë ata demokratë që na votuan dhe po ashtu falenderoj të gjithë ata që nuk dolën për të votuar pasi ata treguan që kanë dinjitet qytetar”, u shpreh Rama.
Lini një Përgjigje