Për analistin Lorenc Vangjeli, Sali Berisha dhe Lulzim Basha janë në të njëjtin nivel. Vangjeli tha se ata e dinë se përçarjen e PD e sollën të dy bashkë dhe pengojnë çdo lloj prurje të re që mund të kthehet në alternativë.
Analisti shtoi se Berisha me Bashën janë punëtorët më të zellshëm që ia ngrenë më lart piedestalin Ramës.
“I njëjti veprim në mënyrë absolute mund të gjykohet në mënyrë të ndryshme. Nëse kjo që po bën sot Basha, të kishte ndodhur më parë do të bënte sens. Një politikan është edhe luftëtar e do të ndeshet për bindjet e tij. 6 javë më pas kur Basha mori atë që priste, disfatën e Berishës, rikthehet në një situatë që e bën të duket si një krijesë post mortum, ia trajton veprimet me dyshim dhe e gjykon me skepticizëm e cinizëm. Është i gabuar në kohë e vend pavarësisht se aksionit të tij i mungon përmasa morale dhe sakrifica.
Doktori nuk bëri atë që premtoi, ta çlirojë nga kthetrat e Ramës sikundër premtonte dhe ta kthente në alternativë qeverisëse. Për simetri edhe Basha është në të njëjtin nivel. Të dy së bashku e dinë që janë shkaku themelor i ndarjes. 2 pika që pengojnë çdo lloj prurje të re në PD dhe në një mënyrë ose tjetër krijohet një lloj sinergjie e çuditshme. Berisha me Bashën janë punëtorët më të zellshëm që ia ngrenë më lart piedestalin Ramës”, tha Vangjeli.
Lini një Përgjigje