
Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri ka paralajmëruar se Lulzim Basha do tentojë të marrë kreun e PD.
Megjithëse nuk shprehu simpati të drejtpërdrejtë, Pampuri tha se mjafton të zgjidhet një kryetar i cili është i pastër nga ana politike dhe nga korrupsioni.
“Nuk do e quaj rikthim. PD tashmë është pa kryetar. Dhe prej një viti që kur Basha bëri një hap pas dhe me përgjegjshmëri e bëri, nga pala tjetër nuk pati. Dhe ja ku jemi sot. Nuk e quaj rikthim. Ai është deputet i PD. Ka nisur një tur por s’është rikthim. PD do hyjë në proces zgjedhjeje. Pritja nuk është në të mirë të PD-së.
Është përfshirje në garë e Bashës. Basha ka mbështetjen e strukturës”, tha Pampuri.
Ndër të tjera, Pampuri bëri përgjegjës, koalicionin Berisha-Meta për humbjen e bastioneve të së djathtës në zgjedhjet vendore 2023.
“Të humbasësh në bastionet e së djathtës është e rëndë. Është më shumë se e rëndë. Është bërë e pamundur që të shtrijmë dorën. Është rast i paprecedentë. Përgjegjësit janë ata që penguan”, tha Pampuri.
Lini një Përgjigje