TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Maj 2023, 21:20

Tensionet në Veri, reagojnë Xhaçka dhe Peleshi: Të ndalen sulmet e paprovokuara kundër KFOR

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet në Veri, reagojnë Xhaçka dhe Peleshi: Të ndalen

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar në lidhje me situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Me anë të një postimi në Twitter, Xhaçka shprehet se sulmet e dhunshme ndaj KFOR-it dhe medias është i papranueshëm dhe duhet të ndalet menjëherë.

Ministrja shkruan gjithashtu se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është rruga e duhur drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, e cila do të sigurojë stabilitet në rajon.

“Sulmet e dhunshme të paprovokuara kundër NATO_KFOR dhe shtypi është i papranueshëm dhe duhet të ndalet menjëherë! Ne shprehim mbështetjen tonë të plotë për #KFOR-in dhe urojmë shërim të shpejtë për ushtarët e lënduar të KFOR-it. De-përshkallëzimi tani është vendimtar!

Dialogu i lehtësuar nga #BE është rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe njohjes reciproke që do të sigurojë stabilitet të qëndrueshëm në rajonin tonë.”, shkruan Xhaçka.

Një reagim të ngjashëm ka bërë dhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi. Edhe ai ka dënuar sulmin ndaj KFOR.

“Të shqetësuar për situatën në veri të Kosovës. Dënojmë me forcë dhunën e përdorur ndaj trupave të KFOR, që po përpiqen për garantimin e sigurisë së qytetarëve atje. Dialogu dhe ulja e tensioneve, zgjidhja e vetme për një bashkëjetesë të mirë dhe stabilitet në rajon! Urojmë shërim të shpejtë për trupat e lënduar”, tha Peleshi.

xhacka peleshi kfor sulme

Lini një Përgjigje