TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Maj 2023, 19:44

“KFOR u sulmua nga kriminelë me maska”, reagon ashpër Berisha: Vuçiç në bashkëpunim me Kremlinin, kërkon destabilizimin e Kosovës

Shkruar nga Pamfleti
“KFOR u sulmua nga kriminelë me maska”, reagon ashpër
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në veri të Kosovës.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Berisha shkruan se ushtarët e KFOR-it, gazetarët dhe policët janë sulmuar nga kriminelë me maska e mjete të forta ndërsa thekson se janë përdorur dhe armë.

Ish kryeministri ka akuzuar edhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për bashkëpunim me Kremlinin, duke shtuar se ata kërkojnë destabilizimine  Kosovës.

“Serbomadhi Vuçiç në bashkëpunim me Kremlinin, kërkon destabilizimin e Kosovës. Të dashur miq, Presidenti i serbomadhisë ka angazhuar fallangat e tij kriminale të dërguara nga Beogradi dhe bandat serbe lokale, në veprime të dhunshme kundër ushtarëve të KFOR-it, gazetarëve dhe policisë së Kosovës që po mbajnë rendin dhe sigurinë në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Gjatë shpërndarjes së protestuesve serbë në këto komuna, ushtarët e KFOR-it janë sulmuar nga kriminelë me maska, me dhjetëra shok-bomba, mjete të forta dhe lëndë të tjera djegëse, shishe molotov, janë dëgjuar dhe të shtëna me armë.

Gazetarët e Radios “Evropa e Lirë” kanë njoftuar se janë parë disa ushtarë të plagosur të KFOR-it dhe një veturë e këtyre njësive duke u djegur nga mjetet shpërthyese që janë hedhur. Ndërkaq, gazetarët në Zveçan raportojnë se një pjesë e madhe e protestuesve serbë janë shpërndarë pas ndërhyrjes së KFOR-it.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë skenar të bashkrenduar të Beogradit me Kremlinin, sulmet kriminale të fallangave të gangsterëve serb kundër KFOR-it, ushtarëve të tij, gazetarëve dhe policisë së Kosovës.”, shkruan Berisha.

berisha vucic kremlini kosova

Lini një Përgjigje