TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Qershor 2023, 15:53

“Në 30 ditë s’ka garë reale, por false”, Gështenja kërkon kohë për zgjedhjen e kryetarit të ri: PD ka nevojë për frymë të re

Shkruar nga Pamfleti

“Në 30 ditë s’ka garë reale, por false”,

Deputeti i PD, Lefter Gështenja duke komentuar situatën e krijuar brenda PD-së pas 14 majit, tha se procesi për liderin e ri nuk duhet të jetë i shpejtë, por duhet të krijohet hapësira për garë reale dhe të drejtë.

Në një intervistë për Panorama TV, ai theksoi se kryetari i ri duhet të jetë një model konkurrues përballë mazhorancës. Sakaq shtoi se PD ka nevojë për njerëz dhe frymë të re për ta ardhur në pushtet dhe nuk duhet të ketë më përçarje.

Ai shtoi se nga këto procese të nxituara lihet hapësirë për manipulime, gjë që sipas tij do të sjellë më pas thërrmimin e PD-së.

“Dje janë organizuar dy mbledhje, në grupin parlamentar u fol për organizimin e PD dhe u dakortësuam se duhet një ndërgjegjësim i strukturave dhe kërkohet gjithë përfshirje. Le të ketë hapje reale të partisë, por ende nuk ka afate. Duhet të zgjidhen qelizat më të thjeshta për të arritur te kryetari, nëse do kishte mundësi dhe mbështetja e partive të tjera. Kërkojmë bashkimin e demokratëve dhe organizmin e zgjedhjeve reale, ne kemi pasur probleme. Secili nga ne duhet të kontribuojë që të ketë garë reale.

Nga kolegji i kryetarëve kërkohet proces më i shpejtë por mos ta bëjmë serish, në garë mund të jetë një njeri me kontribute. Kërkohet afat më i gjatë, jo në 30 ditë pasi nuk është garë reale por false. Në PD minimum të ketë garë, procesi të nisë pasi ne të jemi të gjithë në terren bashkë duke sqaruar dhe punuar me demokratët. Rezultati ishte ndër më të dobëtit për 30 vite. Është e pakuptueshme që për 2 vit nuk kemi qenë pranë demokratëve dhe sot themi që na iku koha. Duhet të kemi një PD model, ka nevojë për njerëz dhe frymë të re ndryshe kurrë nuk vijmë në pushtet dhe do jemi të përçarë.

Thjesht PD thërrmohet dhe do dalë më e dobët nga ky proces. Ta shohim me qetësi këtë garë, të ketë transparencë dhe garë. PD ka nevojë për një njeri që do më shumë demokratët dhe jo karrigen, të marrë fund ky lloj modeli. PD nuk është pronë e një njeriu. PD ka emra të respektuar që mund ta drejtojnë, që të jenë përbashkues dhe që mund të bëjnë opozitë çdo ditë. Këta njerëzi duhet të kontribuojnë. Procesi të jetë i ngadaltë, të paktën 6 muaj. Të ketë analizë të thellë, të merren dhe njerëz nga e djathta evropiane dhe të jemi model konkurrues përballë Ramës. Për herë të parë ne në 30 vite, shkon në 3 mandate opozitë”, tha ai.

pd gështenja kreu

Lini një Përgjigje