
Kryeministri Edi Rama e ka dredhur fjalën brenda 24 orëve. Një ditë më parë ai sulmoi kryeministrin britanik, duke deklaruar se përdori çështjen e emigrantëve për çështje politike para zgjedhjeve.
Por ai ka dhënë një për “Financial Times”, ku thotë fjalë krejt të tjera për Rishi Sunak.
“Financial Time” shkruan se Rama ka lavdëruar përpjekjet e kryeministrit Subak në lidhje me uljen emigracionin ilegal.
Sipas kryeministrit Rama, homologu britanik ka ndërmarrë një bashkëpunim praktik e jo duke shpenzuar para “në çmenduria të cilat asnjëherë nuk funksionojnë” siç kanë bërë paraardhësit e Rishi Sunak.
“I kërkova Boris Jonson kur ishte ministër i Punëve të Jashtme të më dërgonte një ekip me djem të përgatitur nga agjencitë britanike ligj-zbatuese, të cilëve do ti jepnin qasje të plotë në të dhëna sikurse të lejonin oficerë të policisë shqiptare të vepronin në Britaninë e Madhe”, ka thënë ai.
Edi Rama tregon se Boris Jonson u përgjigj se kjo ishte një ide shumë e mirë dhe po, duhej bërë. Por çfarë ndodhi më pas?
“Asgjë. Të njëjtën gjë ia kërkova edhe Theresa May, sikurse edhe Priti Patel e më pas Liz Truss, të gjithëve. U thash. Çfarë jeni duke bërë? Sillni njerëzit tuaj sepse ju po luftoni këtë atje dhe ne po qëndrojmë në vend këtu. Kurrë nuk do të funksionojë”, vijoi ai.
Lini një Përgjigje