
Vijojnë divergjencat brenda PD. Deputetët janë të ndarë sa i takon zgjedhjeve në parti, por edhe mbi rikthimin e mundshëm të Lulzim Bashës.
Në orën 17.00 do të mblidhet Kryesia dhe do të vendosë se si do të procedohet, ndërkohë që para mbledhjes ka reaguar deputeti Agron Gjekmarkaj. Ai u është drejtuar me një thirrje deputetëve Gazment Bardhi dhe Jorida Tabaku, duke i kërkuar që të ndalojnë Lulzim Bashën të marrë vulën e PD.
Në paarsyen e përgjithshme që ka shpërthyer si i baraslarguar nga “Foltorja” dhe “Vula” ndaj Bardhit e Tabakut kam një lutje të bëjnë gjithçka që PD zyrtare të mos vrasë çdo dëshirë për një opozite të re e cila nis me bashkimin si kushti më elementar.
Aty ku ka mbaruar pothuaj gjithçka nuk duhet të mbarojë kurajo për të ndaluar njërin nga fajtoret emri i të cilit është Lulzim Basha për të marrë si të tijen atë që nuk është, logon e vulën e PD-së. Njerëzit me 14 Maj i thanë s’ke punë me to. Pastaj i pat 9 vjet ! Ç’beri me to? Atë qe dini, një vrime në ujë.
Po kaq grupi i mbetur duhet ti rezistojë asimilimit nga Sali Berisha me shpresën që vdes e fundit se ai do të tërhiqet nga konflikti me kohen dhe të ardhmen.
Tek e fundit edhe atij i duhet dhënë ënde një mundësi e kufizuar si përgjegjës kryesor e fajtor po i tillë që të racionalizojë raportin mes së mundurës dhe të pamundurës. Zgjidhje pa të nuk ka siç me të fitorja është gënjeshtra më e madhe që ofrohet në pjatë.
Partia e “Vules” nuk ka më anëtar por ka forume emërmëdha që vazhdojnë e thirren kolegj kryetaresh, kryesi më the e të thashë, diku nja 50 veta që kanë humbur lidhjet me realitetin dhe i kanë ato vetëm me Bashen. Bardhi është kryetar i një grupi parlamentar prej 20 deputetesh të dalë nga zgjedhjet e Prillit 2021 të cilët kanë një mbështetje ku e ku më te madhe e legjitime se komuniteti “kolegj& kryesi”.
Ndaj duke parë maskaradën një funksionale i bëj thirrje Bardhit, Tabakut si koleg e qytetar të bëjnë gjithçka për të penguar pa u kompleksuar aspak, përvetesimim e simboleve të pluralizmit nga një qejfli karrigeje për ambicie personale.
Mund të dështoni në të dy anët, por fitoni shumë. Nuk ju mbetet në kurriz turpi i një vjedhjeje dhe hedhja në ere e çdo ure bashkimi. Nuk mund të bëhen zgjedhje vetëm në kompjuter me lista të “vdekura”!
Lini një Përgjigje