Kryeministri deklaroi se nuk ka idenë fare se çfarë marrëveshje kanë bërë pronarët e pronës me investitorët...
Hetimi nuk zhvillohet për investimin, kompaninë apo investitorët, por për dikë që ka shitur pronën. Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me banorë të Zvërnecit, ku sqaroi veprimet e SPAK-ut, lidhur me një nga çështjet që ka prodhuar një seri protestash në Tiranë.
Rama tha se mbështet hetimin e SPAK lidhur me çështjen e pronësisë, ndërsa theksoi se shitjen ose jo të tokës nuk e vendosin protestuesit. Kryeministri u shpreh se nuk është çertifikues i asnjë lloj prone, ndërsa theksoi se ngrirja e transaksionit, nuk prek investitorët.
“SPAK nisi një hetim, u ngri një llogari, që ka mbetur te noteri, pra nuk i janë kaluar paratë te trashëgimtarët e tokës. Unë di që prona është e kthyer dembabadem. Derisa të përfundojë hetimi, paratë do të mbeten te llogaria e noterit, aty ku është realizuar shitja e pronës”, tha Rama.
Kryeministri shtoi se nuk është përfaqësues i pronarëve të tokës, pasi çdogjë zgjidhet përmes Gjykatave, për ata që pretendojnë pronësinë.
“Çdo pronë e kthyer do të thotë se ka një vendim, që atij i ëhstë kthyer prona që e ka pasur përpara se t’ia merrte komunizmi”, tha kreu i qeverisë.
Rama pati një debat me banorë të zonës së Zvërnecit, që pretendojnë se janë pronarë të tokave në këtë zonë.
Një prej banorëve i tha Ramës se ndihej i fyer nga deklaratat e Kryeministrit që ka folur për prona të kthyera prej vitesh. Rama sqaroi se i është referuar procedurave të ndjekura bazuar në ligj, ndërsa theksoi se nuk po vë në diskutim që nuk është bërë nami me pronat, por problemet zgjidhen në Gjykata.
“Kush pretendon se ka të drejtë, ku e gjen të drejtën? Në Gjykatë. Unë e di që çfarë ka ndodhur me pronat, kemi parë raste që na ka dalë edhe pronari i tokës në det”, tha Rama.
Kryeministri deklaroi se nuk ka idenë fare se çfarë marrëveshje kanë bërë pronarët e pronës me investitorët.
"Nëse ju ktheheni në kohë kur ka dalë për herë të parë shfaqja e interesit të familjes së Presidendit të SHBA-së për Sazanin dhe Zvërnecin, unë e kam thënë shumë qartë që në atë kohë se Sazani është një çështje e Qeverisë shqiptare, ndërsa pjesa përballë Sazanit është një çështje private, pronarësh privatë. Pronarët privatë merren vesh privatisht. Kështu që Shqipëria shitet apo nuk shitet kur vjen puna te prona private, këtë e vendosin pronarët, jo qeveritë apo protestuesit. Përsa kohë ajo tokë është e blerë nga investitorët, ajo tani është tokë e investitorit", tha Rama.
Debati
Qytetari: Ajo është një tokë e trashëguar dembabadem. Mua më vrau, u duk e paragjykuar, u duk sikur ç’të pres unë tani nga gjykata. Nëse më takon prona apo jo e cakton gjykata. Më kanë sorrollatur 35 vite, 25 vite luftoi im atë derisa vdiq. Fakti që s’kemi vrarë e prerë s‘do të thotë që të mos intervistohemi e të mos kemi zë. Disa deklarata tuajat më kanë prekur.
Rama: Fjalët kanë peshë të madhe. Unë jam shumë i kudjesshëm me fjalë. Kam thënë që prona është e kthyer denbabaden. Është kthyer shumë vite më parë, jo në këtë periudhë. Ligji funksionon që kthehen pronat e trashëguara. Nëse kthimi është i drejtë ose jo këtë nuk e vendos unë apo qeveria. Nëse në këtë proces, ju që thoni që jeni në gjykatë, do të merrni nga gjykata letrën që jeni pronarë legjitim trashëgimtarë, ju do të keni akses në atë fond dhe do të merrni paratë. Unë nuk jam certifikues i asnjë prone, nuk e kam kompetencën.
Qytetari: Kërkojmë që të mos ketë ndërhyrje përveç gjykatës.
Rama: Të lutem me kë po flet?
Qytetari: Po sqaroj veten.
Rama: Me kë po flet?! Jo si kryeministër. Nëse unë kam kurajo të vij përpara jush.
Qytetari vijon flet.
Rama: E kanë zakon këta vlonjatët nuk e lëshojnë mikrofonin.
Qytetari: Prona nuk është e kthyer dem baba dem. Në 2009 i është dhënë dikujt.
Rama: Kur është kthyer? Të lutem shumë, këtë më thuaj.
Qytetari: Në 2009.
Rama: Pse na fut në këto. Në 2009 unë i kam pasur flokët e zeza, nuk kam pasur kaq shumë. Mos bëjmë debat kot.
Qytetari: Unë dem baba dem e di ndryshe.
Rama: Ti je vlonjat nuk e di çfarë është dem baba dem. Nuk po i shmangem së vërtetës. Një pronë bllokohet vetëm me siguri padije. Çfarë lidhje ka që je në gjyq.
O loqe , nqs ceshtja e pronesise rrezohet ne gjykate, detyrimisht rrezohet edhe investimi, i cili paskerka qene bere mbi letra te falsifikuara ! Si I behet nqs del pronar dikush tjeter dhe nuk ka vullnetin qe te shese apo te jape me wrapped token e vet ???