TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Qershor 2026, 17:52

Nga Tivati në Vlorë, Rama me helikopter për takimin me banorët e Zvërnecit dhe administratën

Shkruar nga Pamfleti

Nga Tivati në Vlorë, Rama me helikopter për takimin me

Kryeministri Edi Rama mbërriti pasditen e së enjtes në Vlorë me helikopter, duke zbritur në fushën e aviacionit të qytetit. Më pas ai u drejtua për në Pallatin e Kulturës, ku është planifikuar një takim me banorët e Zvërnecit. Rama ishte i pranishëm sot në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, që u mbajt në Tivat, ndërsa pasdite ka udhëtuar drejt Vlorës për atë që konsiderohet si "anti-miting" përballë protestave që janë thirrur në Tiranë.

Rama e njoftoi vajtjen në Vlorë që në momentin kur ndodhej në Malin e Zi, duke publikuar një foto me kancelarin gjerman Merz. 

“Me Kancelarin Merz në Tivat, gjatë bisedës pas mbledhjes së gjatë dhe para largimit, ai për Berlin e unë për Vlorë”, shkruante Rama në postimin e tij.

Vizita vjen pas tensioneve të regjistruara fundjavën e kaluar në zonën e Pishë Poros. Banorë, ambientalistë dhe aktivistë kundërshtuan vendosjen e një gardhi në plazh nga një kompani private. Gjatë përplasjes me punonjësit e sigurisë, një protestues u dhunua fizikisht. Më pas, autoritetet arrestuan tre persona të përfshirë në incident.

Ngjarja nxiti reagime publike dhe protesta të përditshme në Tiranë. Qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur çdo pasdite kundër projektit të parashikuar për ndërtimin e një resorti në Zvërnec. Projekti është lidhur me Jared Kushner dhe Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump.

Në një deklaratë të bërë këtë javë gjatë një konference të përbashkët me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa, Rama tha se ende nuk ekziston një projekt përfundimtar për Zvërnecin. Ai theksoi se investimi i planifikuar parashikohet të arrijë vlerën e 4 miliardë dollarëve dhe se zhvillohet në pronë private.

Kryeministri deklaroi gjithashtu se nuk do të mbështesë anulimin e investimit gjatë kohës që ushtron detyrën. Sipas tij, kundërshtimet ndaj projektit ndikohen edhe nga faktorë të jashtëm që nuk e mbështesin realizimin e investimeve të kësaj shkalle në Shqipëri.

 

1 Komente

  1. F
    Fget

    Nuk duam beton, MJAFT! Mjaft me gjarperinjte çifute

    Lini një Përgjigje