TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Qershor 2026, 18:00

“Merz i relaksuar, Rama në gjemba”/ Kryeministri publikon foton me kancelarin gjerman në samitin e Tivatit

Shkruar nga Pamfleti
“Merz i relaksuar, Rama në gjemba”/ Kryeministri publikon foton
Merz dhe Rama

Pas largimit nga samiti i Tivatit, kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetin social ‘Facebook’ një foto ku shfaqet duke biseduar me Kancelarin gjerman, Friedrich Merz.

Rama nuk ka ndarë detaje nga mbi atë se çfarë është folur, por në foton e shkrepur, Merz duket i relaksuar ndërsa Rama si në ‘gjemba’ në cep të kolltukut përballë kancelarit.

 

 

“Me Kancelarin Merz në Tivat, gjatë bisedës pas mbledhjes së gjatë dhe para largimit, ai për Berlin e unë për Vlorë”, shkruan Rama.

Kujtojmë se në Tivat të Malit të zi u mbajt samiti BE-Ballkani Perëndimor, ndërkohë që Rama ka mbërritur për në Vlorë, aty ku do të jetë pjesë e organizimit për 35-vjetorin e Partisë Socialiste.

merz rama

2 Komente

  1. V
    Vet

    Ai per gjermani per te punuar per kombin e vet, dhe rama per shqiperi per te vjedhur kombin e vet

    1. G
      Ght

      Rama qe duket sikur qëndron mbi te pëgëre...

      Lini një Përgjigje