TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Tetor 2025, 19:02

Rama harron takimin me kreun e djathtë të Putin: Kurrë nuk kam shkelur në Kremlin!

Shkruar nga Pamfleti

Rama harron takimin me kreun e djathtë të Putin: Kurrë nuk kam

Kryeministri Edi Rama, gjatë qëndrimit në Londër përpara samitit të Procesit të Berlinit ka mohuar të ketë takuar ndonjëherë presidentin rus Vladimir Putin.

Rama e mohoi prerë: “Jo, faleminderit! Nuk jam takuar.”

Rama theksoi se Shqipëria është një rast i veçantë në raport me Rusinë, duke kujtuar se marrëdhëniet mes dy vendeve kanë qenë të ngrira.

Ne jemi i vetmi vend në gjithë Europën që nga Kremlini nuk ka ardhur askush dhe nga pala jonë askush nuk ka shkuar në Moskë për të vizituar Kremlinin. Kjo ka lidhje me historinë tonë. Ne i konsideronim ata si tradhtarë, të degraduar, që nuk e meritonin shoqërinë tonë. Ne ishim fari i vetëm i komunizmit në Europë”-u shpreh Rama.

Mirëpo teksa bën këto deklarata, Rama harron takimin në Moskë me Lavrov, krahun e djathtë të Putinit, kur drejtonte OSBE-në.

Kryeministri shtoi se Shqipëria nuk ka pasur asnjëherë simpati për regjimin rus: “Nuk na pëlqen Putini dhe Rusia aktuale, nuk na merr malli. Kurrë nuk jemi tunduar nga oligarkët rusë. Muzika ruse është më shumë se mjaftueshëm".

Lini një Përgjigje