TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Tetor 2025, 16:10

“Kur të mallkojnë shqiptarët, zhdukesh”, Rama ironizon ish-ministren Suella Braverman

Shkruar nga Pamfleti

“Kur të mallkojnë shqiptarët, zhdukesh”, Rama

Kryeministri Edi Rama, në panelin Chatham House, me temën “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian”, ka ironizuar ish-ministren e Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, Suella Bravermann, e cila sipas tij u mor padrejtësisht me shqiptarët që shkonin në Britani përmes Kanalit të La Manshit.

Sipas Ramës kur të mallkojnë shqiptarët, zhdukesh.

“Më kujtohen midis gjërave më të çmendura, qesharake, ajo që u quajt referendumi i largimit. Dhe mbaj mend që atëherë ka pasur një poster me një zog të frikshëm që vinte nga Shqipëria për t’i thithur gjakun Britanisë. Premtimi ishte “Largohuni nga Europa dhe ata s’do të vijnë më”. Por çfarë ndodhi? U larguan nga Europa dhe Shqipëria u bë edhe një temë më e madhe”, tha Rama.

“Problemi nuk është emigracioni, por ku të gjejmë një kokë turku për largimin nga BE. Kur dikush që quhej Suella, kur piketoi shqiptarët... Ku është ajo? Mbajeni mend, mos u merr me shqiptarët, sepse nëse ta mallkojnë shqiptarët, zhdukesh”.-shtoi më tej Rama.

Ai nuk ngurroi të kritikojë qasjen e Bashkimit Europian ndaj rajonit, duke thënë se shpesh ajo çfarë thuhej nga BE nuk përputhej me realitetin.

Mund të plotësosh të gjitha aspektet teknike në të gjitha fazat dhe mund të përballesh mbështetje politike, kjo është e qartë. Kjo është ajo që në një moment të caktuar në kohë, e bëri BE të shfaqej si një hipokrite e madhe për ne, sepse ajo që thonin nuk përputhej me faktet. 

Evropa është një paciente me 27 doktorë, ishin 28, por njëri prej tyre u shmang dhe iu desh të merrte një tjetër kurë. 27 të tjerët ranë dakord më vonë dhe pak nga këta doktorë për tre herë më radhë nuk ka lanë të merrnim pjesë“, tha ai.

Lini një Përgjigje