
Zbulohen emrat e 5 kandidatëve për Komisionin Rregullator...
Partia Demokratike ka vendosur të rikthejë në KQZ Arben Ristanin. Ai është propozuar për të qenë pjesë e Komisionit Rregullator.
Të mërkurën përfundon afati për aplikimet për 5 vendet vakante dhe deri tani kanë aplikuar 6 kandidatë.
Ristani, i cili ka qenë kryetar i KQZ, duket se është rikthyer në skenë. Emri i dytë që ka propozuar PD është Helga Vukaj, e cila është aktualisht pjesë e këtij komisioni.
Nga ana tjetër, Partia Socialiste ka pozicionuar emra të sigurt, si Ilirjana Nano, aktualisht kryetare e Komisionit Rregullator, dhe Dritan Çakaj, anëtar aktual. Një tjetër emër i propozuar nga mazhoranca është Bledar Skënderi, ish-anëtar i KQZ deri në vitin 2020.
Ristani ka mbajtur disa funksione publike të rëndësishme. Ai ka qenë kryetar i KQZ gjatë zgjedhjeve të vitit 2011, më pas deputet dhe sekretar i përgjithshëm i PD.
Figura e tij është shoqëruar me debat politik dhe akuza për anshmëri gjatë ushtrimit të detyrave publike, sidomos në fushën e administrimit zgjedhor. Ristani është personi i cili ndihmoi Bashën të bëhej kryetar Bashkie. Në zgjedhjet e 11 majit ai kandioi për deputet në listë të hapur, por nuk doli fitues.
Bobobo prap doli ne skene ky pijaneci cub qe e ha duhanin me dhembe . Kaq keq paska met kjo PD Sali Berisha sa me qit nga frigorifeni ket Ben Ristanin e marum. E dun me i votu kto. Nje mut i duhet bo, çet e Sal Berishes.