TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Tetor 2025, 16:39

Rama bën ‘cubin’ në Londër: Mbylleni atë dreq goje për shqiptarët

Shkruar nga Pamfleti

Rama bën ‘cubin’ në Londër: Mbylleni atë dreq

Kryeministri Edi Rama ka bërë ‘cubin’ në panelin e Chatham House në Londër, me temë Ballkani Perëndimor dhe integrimi në Bashkimin Europian.

Rama ka kritikuar deklaratat e politikanëve britanikë për shqiptarët, duke u shprehur se “duhet ta mbyllin atë dreq goje”.

Rama vijon të mos zërë mend. Kujtojmë që para disa kohësh, u kap me deputetin britanik, Migel Farage, i cili është pretendent edhe për kryeministër i Britanisë.

Kryeministri Rama po ashtu komentoi fushatën që u bë kundër shqiptarëve kur Anglia po largohej nga Europa.

Ai tha se britanikëve iu thanë se nëse dilni nga Europa largohen shqiptarët dhe pas largimit tema u zmadhua akoma më shumë.

Me tone gazmore Rama tha se nuk duhet të merren me shqiptarët sepse po të mallkuan ata, zhdukesh.

Dua të them dhe një gjë tjetër, ai nuk ka ardhur me skaf, por ambasadori ynë ka ardhur me skaf dhe është ambasador, ju keni ardhur me viza dhe jeni askush. Pra varkat e vogla kanë sjellë shumë njerëz me ëndrra dhe ambicie, dhe që i bëjnë nder shoqërisë britanike. Të paktën komuniteti ynë i shqiptarëve këtu po i jep mjaftueshëm Britanisë, që politikanët britanikë etiketojnë shqiptarët ta mbyllin gojën, ta mbyllin atë dreq goje dhe mos i përmendin për asgjë veçse pozitive, kushdo që i prek duhet ta mbyllë atë dreq goje, përveç meje që duhet të them diçka, por s’po i prek”, tha Rama.

1 Komente

  1. A
    Astriti

    Thene ndryshe ne gjuhen popullorçe qe se luan as ropi ,ISA BOLENTINI ,I dyte, ja lumsha te mendjes ,se Evropi kur thoshin dikur te paret tane me poshterim, e coptim I kemi pasur pas qafe gjithmon.

    Lini një Përgjigje