
Procesi i Berlinit nën hijen e konfliktit Rama-Kurti...
Kryeministri Edi Rama vijon të nxisë përplasje me Albin Kurtin, këtë herë në një skenë ndërkombëtare.
Nga Londra, ku nesër mbahet takimi i radhës për Procesin e Berlinit, Rama ka goditur drejtpërdrejt qeverinë e Kosovës dhe qëndrimet e saj ndaj dialogut me Serbinë.
Duke folur në panelin e organizuar nga “Chatham House” me temën “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian”, Rama deklaroi: “Kosova duhet të harrojë Serbinë dhe të përmbushë pikat e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian, pavarësisht qëndrimit të Serbisë. Ata duhet t’ia lënë Serbisë topin në fushë dhe Evropës ta marrë përsipër çështjen me Serbinë, pa u kthyer kjo në një problem fajësimi.”
Kryeministri shtoi më tej se territori i Kosovës është i përcaktuar dhe i njohur ndërkombëtarisht, duke theksuar se nuk sheh asnjë problem territorial mes Kosovës dhe fqinjëve. “Kosova është një republikë e re demokratike, e njohur nga fuqitë më të mëdha botërore. Nuk shoh asnjë problem në këtë drejtim”, tha ai.
Por përtej kësaj gjuhe diplomatike, synimi ishte i qartë: një mesazh i prerë për qeverinë Kurti në një moment delikat politik. Në Kosovë po afrohen zgjedhjet vendore të 2 nëntorit, ndërkohë që Kurti është nën presion për krijimin e qeverisë së re, i izoluar në raport me SHBA dhe në përplasje të hapur me aleatët euroatlantikë.
Tensionet u ndezën që javën e parë, kur u organizua një protestë masive në mbështetje të UÇK-së, një lëvizje që u lexua si goditje direkte ndaj Kurtit. Protesta, që nisi si reagim ndaj akuzave të Hagës për krimet e luftës, u përdor nga lobime të afërta me opozitën në Kosovë dhe grupe afër Ramës për të thelluar sulmin ndaj Kurtit.
Pra duket qartë se sa herë Kurti është në vështirës, Rama kërkon t’i japë dorën e fundit për ”ta hedhur në humnerë”. Këtë ka bërë gjithmonë, sa herë që Kosova ka qenë në vështirësi, Rama kurrë nuk e ka ndihmuar, por e ka sulmuar Kurtin. /Pamfleti
Ju lutem mos e merrni seriozisht. Eshte nje demagog perserites, tashme i dekonspiruar ne stilin e vet. Ka vite qe rri vetem jashte Shqiperise. Kryeminister qe se ka idene fare cfare ndodh e ebehet ne vendin e vet, pervec rasteve te korrupsionit trafikut droges lejeve te ndertimit. Asgje tjeter nuk perben interes per KM. Brn ndonje batute dhe jeta vazhdon.
unë nuk e di si mund ta durojnë shqiptartë ket drogirash , ket pro serb. Ky është mut bir muti
Edhe ju si mendia, vijueshmerisht i bini Rames sa ju ha krahu. Dhe sa me shume i bini; here me te drejte dhe shume here me pa te drejte (si puna e ketij shkrimi) aq me shume fiton ai. E po bazhdoni pra, bjerini dhe ne ta kemi zgjeedhen e tij mbi qafe.
Ne fakt lideri madherishem nuk duhet te preket. Ai eshte i pazevendesueshem i sjell nga zoti ne kete jete te shpetoj Shqiperine. Punon me djersen e ballit, sakrifikon cdo gje vetem qe ky popull te shoh drite. Pika qe su bie qe mbroni liderin. Jane vetem hajna njerez qe jane bere me te pasurit ne Europe, qe kane shit interesat dhe pasurite e ketij kombi vetem per te qendruar gjithe jeten ne pushtet. Une nuk pranoj te qeverisem nga nje psikopat hajdut arrogant. Ketu duhet te ndryshoj lm max cdo 2 vjet. Qelben degradojne si mos me keq. Ky eshte dhe rasti sidomos i "liderit".