
Ish-deputeti demokrat Myslim Murrizi ka ironizuar Zheni Gjergjin, e cila ka marrë post nga qeveria.
Deri para 1 muaji ajo ishte deputete e PD, por me të mbyllur mandatin, u emërua sot drejtoreshë spitali në Elbasan. Sipas Murrizit, fajin nuk e ka ajo, por ata që hartojnë listat e deputetëve.
“Ja dhe ish-deputetja më “aktive” e viteve 2021-2025 Znj. Zheni Gjergji e Partisë Demokratike të Lyl Bardhit kaloi butë-butë në bashkëqeverisje me Ramën.
E kam thënë disa herë që nuk kanë pikë faji kur ikin, por kujt t’i thuash BQ që hartojnë listat me pagesë?
Edhe Znj. Zheni në zgjedhjet e 11 majit 2025 në dijeninë time e pati një ofertë të tillë për në Qarkun Elbasan dy ditë para se të mbyllej afati i dorëzimit të listave në KQZ, por si duket nuk pati mundësi ose “takat” financiar dhe ditën që do shkonin emrat në KQZ, tak-fak u gjet një tjetër që pasi të mbarojë mandatin ka të gjithë të drejtën e Zotit të ikë ku të dojë e ku t’i teket”, shkruan ai.
Lini një Përgjigje