TAGS-AT E JAVËS

Forum14 Tetor 2025, 16:14

Pse vetëm PD-së i dalin kaq shumë “renegatë” në 35 vite?!

Shkruar nga Myslim Murrizi

Pse vetëm PD-së i dalin kaq shumë “renegatë”

Renegatë e qelbanikë janë ata që i kanë sjellë aty, duke shtyrë me shkelma mijëra të tjerë në çdo cep të Shqipërisë.

Nuk kanë faj kur ikin, jo.

Fajin e kanë ata që i marrin dhe i promovojnë në kryesi dhe kupolën drejtuese të PD-së, pa meritë, pa kontribute dhe pa i njohur fare demokratët, duke shkelur me këmbë kontributin e mijëra demokratëve për këta bastardë e lavire politike që bredhin prehër më prehër.

Nuk janë renegatë, o Flamur, jo; por janë rilindas.

Renegatë e qelbanikë janë ata që i kanë sjellë aty, duke shtyrë me shkelma mijëra të tjerë në çdo cep të Shqipërisë.

Si ka mundësi që vetëm PD-së i dalin kaq shumë “renegatë” në 35 vite?!

I gjithë KOP-i doli “renegat” dhe shkuan të gjithë te gopi.

Në shtator 2021 dolën “renegatë” të gjithë liderët e sotëm të grupit parlamentar dhe shumica dërrmuese e kryesisë.

Ndër vite, “renegatët” sezonalë u janë paraqitur demokratëve si “asete” të çmuara dhe plot “vlera” e “qytetari”, duke i sjellë nga ana e anës e nga gopi i sëmës në pushtet dhe parti; e pastaj u thuhet demokratëve se na dolën “renegatë”.

Kur dëgjova se çfarë “meritash” iu dhanë para pak ditësh kandidatit të Lapaj-Shehut për Bashkinë e Tiranës nga z. Berisha, u shtanga; sepse fjalë të tilla shumë rrallë i kam dëgjuar nga goja e Berishës për të ndjerët Azem Hajdari dhe Arben Broci, por pas vdekjes. Dhe thashë me vete: sa me fat e plot magji që qenka z. Binaj!

Prandaj, mos na hapni barkun me deklarata boshe pas pilafit.

Lërini renegatët, por mos urreni dhe mos shtyni me këmbë demokratët!

1 Komente

  1. C
    Cekani.

    Me vjen keq z Binaj, por duke futur hundët Berisha për ty, do digjesh se do mendojnë je me Berishën. Sqaroni njerzit që s'ke lidhje me PLAKUN E MATUFEPSUR MERE.????

    Lini një Përgjigje